Lajme

DiCaprio dhe De Niro, në filmin e ri të Scorseses

Dy aktorët e famshëm, Leonardo DiCaprio dhe Robert De Niro, do të jenë pjesë e filmit të ri të Martin Scorses, transmeton Klan Kosova.

Dyshja kanë luajtur bashkë në filmin e vitit 1993, “This Boy’s Life”, ndërsa filmi i ardhshëm ku do t’i shohim bashkë do të titullohet “Killers of the Flower Moon”.
“Kam mësuar shumë nga të dy (De Niro dhe Scorsese). Jam i lumtur që mund t’i quaj bashkëpunëtorët e mi… Është nder i veçante që pas afro 30 vjetësh do ta kem mundësinë të luaj krahas Bobit (De Niros) në dramën e ardhshme të Martin Scorseses, ‘Killers of the Flower Moon”, ka deklaruar DiCaprio, përcjell Albinfo.ch.