Lajme
Digjen mijëra hektarë tokë në Portugali e Francë
Vatrat e zjarrit që kanë shpërthyer në shumë rajone portugeze po rrezikojnë qendrat e banuara. Në periferi të Lisbonës zjarrfikësit nuk mund të kontrollonin flakët, duke detyruar banorët të evakuohen nga zonat urbane.
Më shumë se 300 zjarrfikës janë të terren. Zjarret në Palmela kanë lënduar të paktën 5 persona, e vijojnë të kërcënojnë banesat.
Zjarri që nisi më 11 korrik në qytetin e Las Mestas, në rajonin e Extremadura, është përhapur. Më shumë se 4 mijë hektarë tokë janë djegur deri më tani dhe flakët janë jashtë kontrollit.
Autoritetet lokale bëjnë me dije se 200 anëtarë të forcave ushtarake të emergjencave janë në terren si dhe po ndihmohen nga nëntë njësi ajrore dhe 8 buldozerë. Nga nisja e zjarreve, rreth 400 persona janë evakuuar.
Franca po ashtu është përfshirë nga zjarret. Në rajonin e Gironde janë djegur më shumë se 1 mijë hektarë tokë, zjarret kanë përfshirë edhe zona të tjera pyjore. Ishte apokaliptike, u shpreh kryetari i Bashkisë, duke theksuar se flakët ishin të fuqishme.
Edhe autoritetet në Kroaci po hasen në vështirësi. Zjarri në rajonet Zaton dhe Raslinë përfshiu rreth 20 shtëpi. Zjarri ishte aq i fuqishëm sa hiri dhe tymi mbuluan plotësisht qiellin.
Rreth 150 zjarrfikës dhe forca ajrore u angazhuan në shuarjen e zjarrit, autoritetet në gjithë vendin janë në gatishmëri, pasi për shkak të temperaturave të larta rreziqet për zjarre janë edhe më të mëdha./Euronews
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë Qeveria zvicerane dhe grupet ekonomike janë shprehur kundër iniciativës, duke thënë se vendi ka nevojë për... -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave -
Zviceranët punojnë më pak se mesatarja evropiane












