E-Diaspora
Digjet autobusi nga Maqedonia, shpëtojnë të gjithë udhëtarët
Kur policët deshën të ndalonin autobusin ata vunë re shkëndijat që dilnin nga vendi ku ndodhet motori. Kur ata e hapën kapakun prej autobusit dolën flakë të larta mbi një metër
Në pikën e kontrollit të Policisë Federale në autostradën A8 pranë Walsberg-ut ka shpërthyer në flakë një autobus udhëtarësh nga Maqedonia. Që të gjithë, 52 udhëtarët kanë shpëtuar nga zjarri. Nuk ka asnjë të lënduar por janë shkaktuar dëme të mëdha materiale, shkruan bayerischerrundfunk.de.
Kur policët deshën të ndalonin autobusin ata vunë re shkëndijat që dilnin nga vendi ku ndodhet motori. Kur ata e hapën kapakun prej autobusit dolën flakë të larta mbi një metër, transmeton albinfo.ch.
Njësitet zjarrfikëse nga lokalitetet Marzoll, Bad Reichenhall dhe Piding u mobilizuan me rreth 45 zjarrfikës por ata nuk mundën ta ndalonin djegien e plotë të autobusit. Zjarrfikësit e kanë bllokuar kalimin e automjeteve në pjesën e prekur të autostradës. Është bllokuar për disa orë edhe vendkalimi kufitar. Nga shkaku i temperaturave të ulëta është ngrirë edhe uji i dedikuar për shuarje të zjarrit.
Autobusi me 52 udhëtarë po qarkullonte nga Maqedonia në drejtim të Dortmundit, Gjermani, përcjell albinfo.chPolicia i ka vendosur përkohësisht udhëtarët në një kamp azili afër, ku ata kanë pritur deri në ardhjen e autobusit rezervë.
Dëmet e shkaktuara llogariten rreth 100 mijë euro.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë












