Lajme
Dikushi tha : « Maqedoninë do t’a bëjmë Zvicër ! »*
Para do kohësh, një personalitet i lartë i skenës politike maqedonase, gjatë një tubimi në Zvicër, dukej se i’a pati lakmi shtetit zvicran dhe kishte kënaqësi të shprehë vullnetin e tij për njëfarë inspirimi ndaj këtij shteti të vlerave. Nuk hezitoi aspak të thotë, ndër të tjerat, me një zë të lartë « ……Maqedonia mund te synojë të bëhet një Zvicër e bashkuar dhe e barabarte për të gjithë… ».
Një entuziazëm i pëlqyer, pse jo ! Por, dikushi që ndëgjoi deklaratën e tillë tha « Jo bre, nuk ka aspak mundësi për një gjë të tillë !». Nuk ngurojmë aspak që të themi « as njëra e as tjetra », duke shtuar faktin se nuk ka nevojë të ëndërrojmë, të shprehim një entuziazëm të teprur apo të synojmë imitimin e plotë të një modeli të huaj siç është ai zvicran. Kurse një vlerësim tjetër që ndoshta buron nga njëfarë ndërgjegje e pastër dhe pragmatizëm, do të thoshte « nëse dëshirojmë të shkojmë përpara, ka nevojë t’i hapim sytë dhe të shohim se çka bëjnë të tjerët ! ».
Në qoftë se shprehim njëfarë realizmi, atëherë askushi nuk mund të kërkojë sot që Maqedonia të bëhet Zvicër. Përkundrazi, çdokushi me plotë të drejtë mund të kërkojë që Maqedonia të synojë t’iu përngjajë disa modeleve të funksionimit shtetëror që çojnë përpara. Pra, duke u mbështetur në ate se zhvillimet posaçërisht politike dhe shoqërore në Maqedoni duken shpesh si një « lojë e bazuar në formulat e mbrendshme dhe hermetikisht të mbyllura në një rreth vicioz », pa mos parë aspak ate se çka ndodhë në vendet që ecin përpara, ia vlenë që një ditë të fillohet përfundimisht dhe të mendohet më seriozisht për me punuar dhe vepruar ndryshe, në krahasim me ate se si veprohet sot.
Është e vërtetë se « fizionomia » e shtetit zvicran i përngjanë Maqedonisë, sidomos në aspektin e diversitetit etnik, fetar, gjuhësor, etj. Por, « sekreti » i funksionimit të deversitetit të tillë, që natyrisht i ka sqarimet e saja, dallonë shumë apo është tejet larg nga Maqedonia. Pikërisht ky shtet i vlerave, n’a përkujtonë disa nga shembujtë, të cilat ndoshta mund t’i nxisin ata që mendojnë seriozisht se Maqedonia mundet apo po do të duhej të inspirohet në modelin zvicran. Shembujtë ilustrues i prezantojmë kësisojë :
* Në shumë qytete zvicrane që iu përngjajnë disa qyteteve të Maqedonisë (në kënvështrimin e përbërjes etnike, etj), aplikohet pa asnjë rezervë dygjuhësia ; një e drejtë e tillë as që diskutohet, për shkak se ajo i takon natyrës normale të funksionimit të një shteti demokratik dhe të së drejtës. Kurse te na, kur flitet për dygjuhësinë, bëhen debate dhe komentime të pafundëta, që ndonjëherë japin përshtypje se nuk po dijna se për çka bisedohet ! Problemi ky ende i pazgjedhur në shumë segmente të jetës. Po, duhet të inspirohemi nga modeli zvicran.
* Sa i përket zhvillimi ekonomik të Zvicrës (infrastrukturës, industrisë, etj), programet strategjike janë të karakterit gjithëpërfshirës ; asnjë rajon i vendit nuk mënjanohet nga proceset zhvëllimore. Kurse te na, duket se shpesh ndikojnë faktorët siç janë, partia në pushtet, rajoni i caktuar gjeografik, etj. Po, duhet të inspirohemi nga modeli zvicran.
* Përfshirja e ekuilibruar dhe pa diskriminim e kuadrove, nga të gjitha komunitetet posaçërisht linguistike, në adminstratën publike zvicrane, është gjithashtu pjesë përbërëse e natyrës normale të funksionimit të vendit. Kurse te na, duket se, sidomos çelësi partiak i aplikuar garanton vetëm disa opcione « artificiale » dhe sipërfaqësore, por jo edhe alternativat e duhura. Po, duhet të inspirohemi në modelin zvicran.
* Qoftë partitë politike, qoftë personalitetet politike, janë mësuar të shprehin dhe kultivojnë dialogun konstruktiv që i shkon më së tepërmi përshtati shtetit zvicran dhe interesave të qytetarëve të saj, duke lënë anësh sidomos interesat e ngushta personale apo partiake. Kurse te na, shpesh e vërejmë të kundërtën. Po, duhet të inspirohemi në modelin zvicran.
* Nëse Zvicra ka arritur të kultivojë një harmoni të bashkëjetesës, kjo sqarohet edhe përmes federalizimit të këtij vendi, i cili mundëson që çdo komponente e shtetit të identifikohet aq sa duhet në vendin e vet,
si në planin rajonal (kantoneve, komunave, etj.) ashtu edhe në nivelin shtetëror. Kurse te na, si një shtet fuqishëm i centralizuar, natyrisht se Maqedonia e zvogëlon, te një pjesë e popullatës së saj, shkallën e ndjenjës së përkatësisë dhe identitet shtetëror. Po, duhet të inspirohemi në modelin zvicran.
* Pejzazhi zvicran duket mahnitës, pasuritë e saja janë të laramishme, që po ngërthejnë në vehte edhe një potencial të lartë, sidomos ekonomik. Kurse te na, nuk mungojnë pejzazhët, as disa nga pasuritë tona natyrore të laramishme, të një potenciali gjithashtu të lartë ekonomik. Jo, për këtë ndoshta nuk do të kishte nevojë të inspirohemi në modelin zvicran, për shkak se edhe te na vlerat e tilla ekzistojnë ! Por, po duhet të inspirohemi në ate se si ekspluatohen vlerat e tilla.
Ishin këto vetëm disa nga shembujtë domethënës, të cilat nuk duhet të n’a japin një shtytje për shprehjen e ambicioneve të tepruara, për arsye thjeshtë se nuk është aq lehtë të arrihet imitimi i një modeli i cili ka trasuar rrugën e gjatë për me arritur aty ku gjindet sot. Por, me u « zgjuar » dalëngadalë dhe me u inspiruar në modele të funksionimeve që tregojnë shembujë për të tjerët, me siguri se nuk do të n’a bënte keqë !
Për shumë sende që u thanë më lartë, nëse një ditë vendosim me seriozitetin dhe punën e duhur që të ndryshojmë diçka dhe t’iu afrohemi së paku vetëm disa shembujve zvicranë, do të duhej të ndryshohen sadopak edhe disa mentalitete. E kjo duket puna më e vështirë !
Lirim Begzati, Jurist i specializuar në të drejtën zvicrane, noter i liçencuar dhe
Udhëheqës i një zyre juridike në Neuchâtel (Zvicër)
* Pikëpamjet e shprehura në këtë opinion shprehin mendimet e autorit dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht mendimet e redaksisë.
E-Diaspora
-
Mbrëmja AlbGala e platformës mediale albinfo.ch, një përjetim i paharrueshëm Në një atmosferë solemne, me ambient të ngrohtë e miqësor, platforma mediale Albinfo.ch ka mbajtur mbrëmë...
-
Zvicër: Shoqata Kulturore Shqiptare Bashkimi feston ditën e flamurit dhe 15-vjetorin e themelimit të shoqatës
-
Luiza Duraku betohet si nënkryetare në Anderlecht
-
Abdixhiku takon bashkatdhetarët në Olten të Zvicrës
-
Habibe Duraki betohet si nënkryetare në komunën Evere të Zvicrës
Jeta në Zvicër
-
Franca i jep fund marrëveshjes shëndetësore me Zvicrën Franca ka përfunduar një marrëveshje me Zvicrën që lejonte drejtuesit me pagesë të lartë në kompanitë...
-
Mesatarisht një kafe në Zvicër kushton 4,58 franga dhe çmimi vazhdon të rritet
-
SVP kërkon t’u hiqen pensionet ish-ministrave federalë
-
Zvicër: Përkrahet ideja që mediat sociale të ndalohen për fëmijët
-
Plane për parking të ri afër aeroportit të Gjenevës