Lajme
Dimri në fshatrat e Zvicrës, thjesht magjik
Pamja autentike zvicerane mund të identifikohet nëpërmjet fshatrave të saj në dimër, një mrekulli mahnitëse...
Zvicra njihet për fshatrat me pamje mahnitëse për nga natyra, por stina e dimrit i ka dhënë një shtytje edhe më të bukur piktoreske me doborë. Pozita e mirë e saj gjeografike bën që Zvicra të ketë vendet ndër më të bukurat në botë, transmeton albinfo.ch.
Fshati i quajtur Aquila ndodhet në luginën Blenio, në veri të Bellinzonës, në kantonin e Ticinos. Një vend i egër dhe skenik me një ajër mesdhetar, lugina është e njohur për kultivimin e verës, blegtorisë dhe shtëpive të vjetra që janë të ruajtuara me shumë kujdes, transmeton tutje albinfo.ch.
Nga ana tjetër, Zermatt të habitë me pamjen e saj pranë një natyre magjepse karshi shtëpive që i japin një pamje magjike. Grupe të mëdha njerëzish që duan të zhyten brenda disa orësh në hijeshitë e këtij fshati rrëzë malit Matterhorn-it emblematik janë të mëdha, ani pse jemi në kohë pandemie.
Po ashtu, për turizëm dimëror pamje të bukur ofron edhe fshati Les Diablerets, i cili është një ndër vendet më të bukura në Alpet Vaud. Fshati është i përbërë nga shtëpitë tradicionale prej druri dhe ka një bukuri autentike zvicerane.
Gjithashtu edhe fshati Falera ofron pamje mahnitëse me natyrën e saj të bukur, veçmas në stinën e dimrit dhe njihet si një ndër zonat më të frekuentuara për skijim, por nuk është që vizitohet nga një numër i madh turistësh. Emblema e saj është kisha 500-vjeçare e Shën Remigjit, e konsideruar si një nga ndërtesat më të bukura të zonës.
Ndërkohë, fshati i quajtur Iseltwald, që shtrihet në bregun e Liqenit Brienz në Oberland Bernese, ka vetëm 440 banorë, por vizitohet nga një numër i madh njerëzish për shkak të liqenit. Turistët marrin anije udhëtimi dhe nisen nga terracat e restaurantit për të shijuar reflektimin e maleve. Bora i shton hijeshin këtij vendi, duke e bërë ndër fshatrat më të bukur në Zvicër. /Albinfo.ch
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Përse ishte pezulluar procedura penale ndaj Klinikës së Zemrës në Cyrih Sipas një raporti të ri në media, përpjekjet e mëparshme për të filluar procedura penale kundër... -
Sukses i madh për Riola Xhemailin: Kampione e Holandës me PSV Eindhoven -
Burgdorf: Vdes një person i goditur nga treni, policia arreston disa të dyshuar -
Zvicër: Kostoja e strehimit, një barrë e rëndë për klasën e mesme -
Iniciativa 10 Milionëshe në “pat pozicion”













