Futboll
Dion Kacurri, i pakënaqur në Basel kërkon largimin
“4-4-2” nga Zvicra, Kacuri nuk është aspak i kënaqur me situatën te Baseli, meqenëse ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje (pra 278 minuta) në Superligën e Zvicrës
Futbollisti shqiptar, Dion Kacurri po kërkon të largohet nga Baseli, por po ka vështirësi për të gjetur klub të ri.
Në përballjen që Baseli e fitoi ndaj Lausanne-Sport me rezultat 2-1, lojtari ishte prapë në qendër të vëmendjes pasi duhej të luante me ekipin e dytë.
“4-4-2” nga Zvicra, Kacuri nuk është aspak i kënaqur me situatën te Baseli, meqenëse ka zhvilluar vetëm pesë paraqitje (pra 278 minuta) në Superligën e Zvicrës.
Futbollisti thuhet se e ka kërkuar largimin qysh në verë, por shkaku i disa lëndimeve një gjë e tillë iu pamundësua.
Gjatë afatit kalimtar dimëror 22-vjeçari prapë kishte dëshirën e njëjtë, ku punësoi edhe disa agjentë, por lëvizja prapë ishte e pasuksesshme, transmeton albinfo.ch.
Kontrata e Kacurit skadon në vitin 2028, kurse nuk mund të lëvizë së paku deri në verë. Gjasat mbesin të mëdha që mesfushori të vazhdojë të luajë me ekipin e dytë përpos nëse ka ndonjë lëndim te skuadra e parë e Baselit.
E-Diaspora
-
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica Në zgjedhjet komunale që u mbajtën të dielën, më 8 mars 2026, dy kandidatë me prejardhje... -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë -
Reis Luzhnica nga SP bëhet sërish deputet në Parlamentin e Cyrihut -
Avdilit nuk i mjaftojnë votat për kryetar të Cyrihut -
smzh ag hap filialin e 13-të në Sursee
Jeta në Zvicër
-
Drejtori ekzekutiv i UBS fitoi 14.9 milionë CHF në vitin 2025 Drejtori Ekzekutiv i UBS, Sergio Ermotti, mori një shpërblim total prej 14.9 milionë CHF vitin e... -
Politikanët zviceranë nisin një iniciativë për të frenuar kompanitë e mëdha të teknologjisë -
Dy politikanë shqiptarë fitojnë në Asamblenë e Lozanës –Tora Vlora dhe Musa Kamenica -
Sindikatat nisin fushatën e tyre kundër nismës anti-imigracion -
Gzim Rama zgjidhet në Ekzekutivin e komunës Moudon – del i pari në raundin e parë











