Lajme
Disa arsye përse duhet të hani vezë më shpesh
Veza është një nga ushqimet më të shëndetshme për njeriun që ka pësuar një rikthim triumfues, pas pretendimeve për rolin e saj negativ në shëndet, përcjell albinfo.ch.
Vezët ofrojnë rreth 6 gramë proteinë të një cilësie të lartë. Sipas të dhënave, kjo do të thotë se vezët ofrojnë të gjithë amino acidet që duhet të merrni nga ushqimet, madje po aq sa mishi. Proteina konsiderohet si një nga ushqyesit më përmbushës për shëndetin e njeriut. Gjysma e sasisë së proteinës gjendet tek e verdha e vezës.
Vezët frenojnë urinë
Një mëngjes i pasur me vezë e mban nën fre urinë për më gjatë në krahasim me ushqimet e tjera me bazë drithi. Disa studime thonë se njerëzit që hanë vezë në mëngjes ndihen më të ngopur dhe hanë më pak në drekë.
Vezët mbrojnë shëndetin e syve
Vezët janë të pasura me luteinë, një pigment që është kryesisht i përqendruar edhe tek retina e syrit. Luteina i mbron sytë nga dëmtime të ndryshme si pasojë e plakjes por edhe nga dëmet e dritës blu që emetohet nga celularët, tabletët dhe laptopët. Ky lloj ndriçimi besohet të jetë kontribuues në shfaqjen e kancerit, mbipeshës dhe sëmundjes së syve.
Vezët nuk bllokojnë enët e gjakut
Për vite me radhë, vezët kanë qenë në ‘bankën e të akuzuarve’ për ‘krime’ të paqena ndaj shëndetit. Shakatë mënjanë, vezët besoheshin të rrisnin nivelin e kolesterolit dhe bashkë me të, rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Tani, shkencëtarët besojnë se vezët nuk janë të rrezikshme për enët e gjakut dhe nuk i bllokojnë ato.
Vezët për masën muskulore
Njeriu nis të humbë masë muskulore që pas moshës 30-vjeçare. Masa muskulore nis të bjerë me 5 për qind për çdo dhjetë vjet. Humbja e saj e bën njeriun të ndihet i plogësht dhe rrit shanset e frakturave. Aktiviteti fizik, veçanërisht ai i fokusuar tek forca dhe qëndresa ju ndihmojnë të ruani masën muskulore. Vezët dhe proteina që ato ofrojnë ushqejnë muskujt pas stërvitjes dhe i mbrojnë ato.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrasjes së Shqiponja Isufit Shqiptari 49-vjeçar nga Maqedonia, me shtetësi zvicerane, akuzohet se ka vrarë gruan e tij në shtator...
-
Adem Dalipi vendos shallin me shqiponjë në diplomimin e tij në Amerikë
-
Rama takohet me emigrantët shqiptarë në Milano më 26 maj
-
Nesër është dita e fundit e regjistrimit të diasporës
-
Romë
Një kompani e drejtuar nga shqiptari, shpallet kompania më e suksesshme në Itali
Jeta në Zvicër
-
A mund të mbulohen së shpejti syzet dhe lentet e kontaktit nga sigurimi shëndetësor zviceran? Sistemi shëndetësor zviceran renditet ndër më të mirët në botë, por disa gjëra thelbësore, si syzet,...
-
Po bëhet presion që Eurovizioni të organizohet në Gjenevë
-
Kompania kosovare që mobiloi resorte botërore
-
Rruga Gotthard Pass mbetet e mbyllur gjatë “Pentecost”
-
Sulmi në Zofingen: Hetim penal ndaj 43-vjeçarit spanjoll