Lajme
Disa restorante u kërkojnë mysafirëve 2 franga shtesë, “në emër të koronës”
"Nuk është në rregull të informoni mysafirin për tarifën e shtuar vetëm atëherë kur të jetë bërë fatura. Ai më pas ka të drejtë të refuzojë të paguajë çmimin"
Për shkak të shpenzimeve shtesë që janë detyruar t`i bëjnë për sigurimin e masave higjienike, disa restorante në Gjenevë dhe Cyrih u ngarkojnë klientëve të tyre një “shtesë të koronës” prej dy frangash. Kështu kanë raportuar sot gazetat “24 Heures” dhe “20 Minuten”, transmeton albinfo.ch.
Një menaxhuese restoranti në Cyrih e shpjegon kështu këtë veprim: “Ne e konsiderojmë shtesën prej dy frangash për person si një shumë të drejtë. Kriza e koronavirusit ishte shumë drastike për biznesin tonë familjar, por ne nuk kemi pse të shtojmë çmimet në atë mënyrë”.
Monitoruesi federal i çmimeve, Stefan Meierhans, e sheh si të ligjshëm reagimin në fjalë, përcjell albinfo.ch. “Pagesat shtesë nuk është se janë të papranueshme, por megjithatë, ato nuk janë shumë të pëlqyeshme. Në rastet kur kjo tashmë ka ndodhur, drejtuesit e lokaleve duhet ta komunikojnë këtë shtesë në një mënyrë të përshtatshme para mysafirëve të tyre”.
Sara Stalder, drejtuese e fondacionit për mbrojtjen e konsumatorit, ka një mendim të ngjashëm, por gjithashtu thotë: “Nuk është në rregull të informoni mysafirin për tarifën e shtuar vetëm atëherë kur të jetë bërë fatura. Ai më pas ka të drejtë të refuzojë të paguajë çmimin”.
Megjithatë, sipas një studimi të bërë nga Gastrosuisse, ky është pak a shumë një fenomen margjinal: 87 për qind e lokaleve nuk i kanë “përshtatur” çmimet e tyre.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman Boksieri shqiptar Selajdin Sapo triumfon në Gjermani dhe shkëlqen edhe në arsim... -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike -
Haxhiu falënderon ambasadorin Sprecher: Breza të tërë të mërgatës sonë e bënë Zvicrën shtëpi të dytë
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje Autoritetet në kantonin e Gjenevës kanë ndaluar ndezjen e çdo lloj zjarri në pyje dhe në... -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë -
Zvicër: Ndalohet rreptësisht blerja e biletës pasi treni është nisur, hidhet poshtë propozimi për tolerancë -
Kantoni i Bernës lejon “natën e lirë” për çerekfinalen Zvicër-Argjentinë













