Lajme
Dita e çlirimit të Kosovës po shënohet sot më 12 qershor
Me rastin e 12 qershorit, Ditën e Kosovës, kryeministri i Kosovës iu drejtuar qytetarëve të vendit me një mesazh urimi
Dita e çlirimit të Kosovës e cila po shënohet sot më 12 qershor, sipas Kryeministri të Kosovës, “kujtohet me simbolin e rezistencës së gjithë qytetarëve kosovarë, babain e pavarësisë së Kosovës, komandantin legjendar të UÇK-së, Adem Jashari dhe familja e tij historike”.
Kjo deklaratë e Kryeministrit Thaçi është pjesë e një deklarate të dërguar mediave sot nga zyra e Kryeministrit të Kosovës.
“12 Qershori, Dita e Paqes, shënon Ditën e Çlirimit të Kosovës, ditë për të cilën çdo qytetar i vendit tonë ka kontribuar dhe sakrifikuar”, thuhet më tej në këtë komunikatë.
Thaçi ka kujtuar edhe eprorët dhe ushtarët e NATO-s “të cilët në momentet më të vështira dhe më vendimtare u vunë në mbrojtje të vlerave të qytetërimit në Kosovë”.
Kryeministri Thaçi, përmes komunikatës së dërguar mediave për Ditën e Çlirimit, ka folur edhe për Autostradën Vërmicë Merdarë, dhe përgatitjet përfundimtare për fillimin e autostradës tjetër, asaj Prishtinë – Shkup.
“Sot, në këtë ditë të rëndësishme për atdheun tonë, i garantoj të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës dhe partnerët tanë ndërkombëtarë se do të fuqizojmë edhe më tej përkushtimin tonë institucional për plotësimin e të gjitha kritereve dhe standardeve për integrim në institucionet euro-atlantike. Agjendë kryesore e Qeverisë së Republikës së Kosovës është agjenda evropiane”, thuhet në fund të komunikatës së zyrës së kryeministrit kosovar, Hashim Thaçi.
E-Diaspora
-
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës Kolona deri në 1.2 kilometra në hyrje të Dheu i Bardhë, ndërsa në pikat e tjera... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Podujevë: Hapet panairi “Ditët e Diasporës” -
Vëllezërit nga Kosova sjellin në Zvicër garazhin ku klientët riparojnë vetë automjetet -
Gjenden të pajetë tre familjarët e zhdukur pas nisjes nga Shkupi
Jeta në Zvicër
-
A e dini se kamerat që filmuan uljen në Hënë kishin teknologji zvicerane? A e dini se një kompani zvicerane kontribuoi në filmimin e uljes... -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji -
Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër -
Mbyllet tuneli zviceran, San Bernardino, kjo është arsyeja -
Helikopterët furnizojnë me ujë Alpet Zvicerane












