Lajme
Dita e Zvicrës dhe e Kosovës
Zvicra dhe Kosova sonte zhvillojnë ndeshjet në kuadër të kualifikimeve për Euro 2024
Sonte zhvillohen ndeshjet e treta kualifikuese për Euro 2024. Interesi sigurisht është në Grupin I, ku bën pjesë Zvicra dhe Kosova, shkruan albinfo.ch.
Zvicra është mysafire e Andorrës, në takimin që zhvillohet nga ora 20:45. Nati ka fituar dy ndeshjet e para dhe me gjashtë pikë sigurisht që është favorite ndaj Andorrës.
Ndërkohë, Kosova do të përballet me Rumaninë në Prishtinë, në takimin vendimtar për Dardanët. Kosova ka dy pikë (një barazim me Izraelin dhe një me Andorrën), kurse Rumania po ashtu ka gjashtë pikë, andaj shihet si vendimtare.
Kosova do t’i ketë dy mungesa kundër Rumanisë (nga ora 20:45), që përzgjedhësi Alain Giresse i ka quajtur të rëndësishme. Elbasan Rashani është larguar nga grumbullimi për shkak të lëndimit, ndërsa Edon Zhegrova mungon ndaj Rumanisë për arsyen e njëjtë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë E majta kundërshton propozimin... -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë















