Lajme
Djali 11-vjeçar humbet këmbën pas sulmit të peshkaqenit në Florida
Raportohet se një djalosh 11-vjeçar, që zhytej në Florida (SHBA) u kafshua nga peshkaqeni dhe u desh të transportohej urgjentisht në spital, ku iu amputua një pjesë e këmbës. Jameson Reeder Jr ishte duke u zhytur me familjen e tij në ujërat e cekëta të një shkëmbi në “Florida Keys”, në ekstremin jugor të shtetit, përcjell albinfo.ch.
Krejt papritur, ai u sulmua, me sa duket nga një peshkaqen prej rreth 2.5 metrash. Peshkaqeni e ka kafshuar të miturin pak poshtë gjurit, duke i shkaktuar gjakderdhje të madhe.
Familja e tërhoqi të riun nga uji, e hipi në varkë dhe i vendosi një tunik në këmbë për të ndaluar gjakderdhjen, sipas raportimeve të mediave lokale. Rastësisht, një grua infermiere ishte aty pranë dhe e ndihmoi të miturin me ndihmën e parë.
Pastaj, 11-vjeçari u transportua me avion në spitalin e fëmijëve Nicklaus në Miami, ku mjekët nuk kishin zgjidhje tjetër veçse t’i pritnin një pjesë të këmbës.
“Mjekëve iu desh t’i presin një pjesë të këmbës, pak poshtë gjurit, për t’i shpëtuar jetën, pasi kjo ishte e paevitueshme për shkak të dëmtimit që kishte shkaktuar peshkaqeni”, – shkroi Joshua Reeder, xhaxhai i djalit në postimin e tij në Facebook.
Ky është rasti i dytë i prerjes së këmbës së një të mituri në vetëm dy muaj në Florida. Më 30 qershor, Addison Bethea, 17 vjeç, i mbijetoi një sulmi të peshkaqenit në “Keaton Beach”, në shtetin veriperëndimor, por pësoi amputim të pjesshëm të këmbës, ashtu si Jameson Reeder.
Sipas faqes “Tracking Sharks”, deri më tani janë regjistruar 57 kafshime peshkaqenësh në mbarë botën këtë vit, 6 prej tyre fatale.
E-Diaspora
-
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës Nesër, më 27 qershor 2026 u jepet lamtumira e fundit dy motrave të ndjera, Erza dhe... -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë -
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel -
Danimarkë
Një tjetër sukses akademik nga Danimarka: Marigona Luma diplomon në Universitetin e Kopenhagës -
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze
Jeta në Zvicër
-
Si po e ndryshon vapa Zvicrën Sot në Zvicër, ka pesë deri në gjashtë herë më shumë ditë të nxehta në vit... -
EDA: Nuk ka informacion për viktima zvicerane nga tërmeti në Venezuelë -
Zvicra përjeton një tjetër “natë tropikale”, temperaturat nuk zbresin nën 20°C -
Zvicra merr masa emergjente për shkak të valës së të nxehtit -
Shkrirja e akullnajave zvicerane po përshpejtohet, ekspertët japin alarmin












