Lajme

Djathi “Lindi”, zë vend edhe në Parlamentin Kantonal të Cyrihut

Ky produkt filloi të prodhohet si rezultat i një vizite të realizuar në Kosovë nga ekipi i Qendrës për Edukim dhe Shërbime në fushën e bujqësisë “Strickhof”, nën udhëheqjen e deputetit kantonal të Parlamentit të Cyrihut, Daniel Wäfler.

Në seancën e rregullt të Parlamentit kantonal të Cyrihut gjatë ditës së djeshme, përveç temave që ishin në agjendën e diskutimeve, pati edhe një të veçantë, i ftuar special i seancës ishte edhe konsulli i përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Cyrih, Sami Kastrati. Konsulli i përgjithshëm ishte i ftuar si mysafir special pikërisht në ditën kur po bëhej edhe prezantimi i djathit “Lindi” para deputetëve të kantonit. Në fjalimin që pati presidenti i Parlamentit, z.Roman Schmid, i cili prezantoi produktin e djathit “Lindi”, siç tha ai, një inovacion, duke e vlerësuar si një ide të mirë, ngase ky produkt erdhi si rezultat i një bashkëpunimi gjatë një vizite që kishin bërë në Kosovë ekipi i Qendrës për Edukim dhe shërbime në fushën e bujqësisë “Strickhof” si dhe vetë deputeti i kantonit të Parlamentit të Cyrihut, Daniel Wäfler.

Prezantimi i djathit “Lind” u prit mirë nga numri më i madhe i deputetëve, të cilët e vlerësuan si diçka të mirë dhe pozitive, të cilët po ashtu patën rastin që në përfundim të seancës të merrnin edhe nga një pako të djathit “Lindi”.

Për të ftuarin special të këtij prezantimi, konsullin e përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Kastrati, ishe një mundësi e mirë për të parë punën e Kuvendit e po ashtu për të takuar deputetë, me të cilët diskutoi për tema me interes të të dyja palëve.

E veçanta pa dyshim për konsullin e Kosovës ishte edhe takimi me deputetën shqiptare në Parlamentin kantonal të Cyrihut, Qëndresa Sadriun, me të cilën konsulli bashkëbisedoi për punën dhe të arriturat e saj në Parlamentin kantonal, por pa lënë anash edhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen në fushat me interes për komunitetin tonë në Zvicër.

Në një prononcim për albinfo.ch, z. Kastrati u shpreh se për të ishte vërtet një kënaqësi e madhe që të jetë i pranishëm si mysafir i veçantë në seancën e Parlamentit kantonal të Cyrihut, ku u promovua edhe djathi “Lindi”, me shije tradicionale nga Republika e Kosovës.

Z. Kastrati ka vlerësuar se në të njëjtën ngjarje, veç mirënjohjes për pjesëmarrje që iu bë nga Kryetari i Parlamentit kantonal, kishte rastin dhe mundësinë të zhvillojë edhe një takim me të, pastaj me deputeten e parë kantonale me prejardhje nga Kosova, znj. Qëndresa Sadriun, me deputetë të tjerë kantonalë dhe kryetarë komunash.

©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha
©albinfo.ch/Armend Berisha

Në fund konsulli Kastrati, është shprehur për albinfo.ch se “për neve është shumë e rëndësishme thellimi i mëtejmë i bashkëpunimit nëpërmjet projekteve të tilla konkrete dhe të suksesshme dhe ne presim konkretizimin dhe zyrtarizimin edhe të projekteve të tjera të rëndësishme në të ardhmen, që do të jenë në interesin e përbashkët të të dyja vendeve”.

Zija Shabani, zhvillues i  projektit “Lindi”, për albinfo.ch ka treguar se prezantimi i sotëm në parlamentin kantonal i djathit “Lindi” ishte prezantim i një pjese të traditës sonë shqiptare. Shabani, është shprehur i kënaqur që djathi “Lindi” është prezantuar para deputeteve të parlamentit kantonal, e që sipas tij ideja për këtë prezantim është mirëpritur nga deputet dhe vet presidenti z.Schmid. Ai e ka vlerësuar si një hap të rëndësishme mundësin që sot produkti i tyre ishte prezent dhe u shpërnda tek secili deputet nga një pako për të parë kualitetin që ofron “Lindi”.

Daniel Wäfler, udhëheqës i projektit të “Lindi” për albinfo.ch ka thënë se ndjehet i kënaqur që sot përveç tjera kishim të ftuar dhe konsullin e përgjithshme të Kosovës Z.Kastrati, kjo sipas tij shpreson të jetë një urë lidhëse për bashkëpunime të tjera mes Kosovës dhe prodhuesve nga Zvicra. Ai po ashtu është shprehur se sa i përket djathit “Lindi” nuk është qëllimi që të “forcohet” ekonomia zvicerane me këtë produkt, mirëpo kjo duhet të shihet si një mundësi e shkëmbimit të përvojave dhe bartjes së dijës përmes formave të ndryshme që në të ardhme të përfitoj agronomia dhe prodhuesit kosovarë.


LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI