Lajme
Djathi “Lindi” me shije tradicionale të Kosovës, që prodhohet në Zvicër
Promovohet djathi me emrin „Lindi“ një djathë i krijuar me kualitet të lartë dhe me shije tradicionale nga vendi ynë

Gjatë ditës së sotme në Lindau të Cyrihut është promovuar djathi me emrin „Lindi“ një djathë i krijuar me kualitet të lartë dhe me shije tradicionale nga vendi ynë. Djathi, “Lindi” (i tipit salzlakenkäse apo djath i shëllirës) ka lindur si ide nga vizita që një ekip nga shkolla “Strickhof” e Cyrihut kishte bërë në Kosovë. Vizita ishte organizuar nga udhëheqësi i projektit Daniel Wäfler.
“Ky lloj djathi është pjesë e menysë ditore në regjionin e Ballkanit. Ajo që e bën më të veçantë është prodhimi i tij, krejtësisht nga fshati pa shtesa tjera industriale. Djathi “Lindi” për më shumë është djathë i shëndetshëm, prodhimi i së cilit bëhet me standarde zvicerane të cilësisë së lartë.”
Ideja për të prodhuar këtë lloj djathi që nuk është edhe shumë i njohur për tryezat zvicerane kishte filluar në muajin shkurt, pas një vizite që kishte bërë një ekip nga shkolla “Strickhof” e Cyrihut në Kosovë, vizitë e cila ishte kishte për qëllim për të parë dhe hulumtuar zhvillimin e agronomisë në Kosovë, tregon për albinfo.ch Zija Shabani, njëri nga udhëheqësit e projektit.
Ai shton se gjatë vizitës në Kosovë kishin parë mundësi të mira dhe shumë potencial mbase edhe për të afruar më shumë dy kulturat tona, duke shkëmbyer dhe marrë nga tradita e njëri-tjetrit.
Për të arritur këtë nuk ishte aspak e lehtë, thekson mes tjerash Zija Shanani. “Krijimi i një recete krejtësisht prej fillimi dhe përafrimi me shijen e djathit të cilin e njohim që nga fëmijëria nuk ishte aspak e lehtë. Kur t`i shtosh këtu edhe faktin se ky djathë ka për bazë vetëm qumështin dhe jo shtesa te tjera, ishte sfide në vete. Por falë një pune dhe angazhimi”, thotë Zija Shabani, duke e prezantuar djathin “Lindi” si një prurje e re.
Emri i djathit “Lindi” është ure lidhëse mes dy popujve, ngase kuptimi i tij në njërën anë përfaqëson emrin Lindau, e po ashtu në anën tjetër “Lindi” që në gjuhën shqipe nënkupton lindjen e re.
Afaristi shiptar ka treguar për albinfo.ch se është menduar mirë që të dy komunitetet, si ai zviceran ashtu edhe komuniteti shqiptar në Zvicër emrin e djathit “Lindi” ta kenë sa më të afërt.
Ai shpreson që djathi “Lindi” të jetë në tryezat e kuzhinës të komunitetit tonë shqiptar në Zvicër.
Djathin “Lindi” nga java e ardhshme mund ta keni në tryezat e juaja duke porositur direkt tek Zija Shabani, [email protected] apo përmes tel: 079 450 95 55
LAJME INTERESANTE NGA INTERNETI
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kryeparlamentarja Osmani u takua me homologun e saj zviceran, Aebi Aebi ka thënë se Zvicra është në vendin e katërt të të gjitha vendeve të botës...
-
Numërohen mbi 33 mijë vota të diasporës, prin bindshëm VV-ja
-
Nga 30,000 vota të numëruara nga diasporës, VV merr më shumë se 20,000
-
QNR numëroi mbi 17 mijë vota nga diaspora, rezultatet e fundit
-
Kurz: Nuk do të varemi vetëm nga BE-ja, do të prodhojmë vaksina me Izraelin
Jeta në Zvicër
-
Dimri po rikthehet në Zvicër Temperaturat e buta, si pranvera, që mbizotëruan në gjithë vendin në dy javët e fundit, së...
-
500 të infektuar në spitalet universitare të Gjenevës
-
Kryeparlamentarja Osmani u takua me homologun e saj zviceran, Aebi
-
Zvicër: Vjosa Osmani takohet me Ueli Leuenberger, nga Partia e Gjelbër
-
Zvicër
Parlamenti i bën presion qeverisë: Të gjitha restorantet të hapen më 22 mars