Lajme
Doganat e ATK-ja 187 milionë euro për buxhet
Doganat e Kosovës dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) gjatë këtyre dy muajve të parë të vitit kanë mbledhur rreth 187 milionë euro për buxhetin e Kosovës, dukshëm më shumë se planet e parapara, çka jep shpresë se nuk do të ketë asnjë problem për sigurimin e pagave të rritura. Janë mbi 100 milionë euro, të cilat duhen për pagat e rritura për arsimtarët, policinë, shëndetësinë dhe pjesë tjera të administratës civile.
Sipas statistikave të dy institucionet, Doganat dhe Administrata Tatimore, këto para i kanë arkëtuar deri me datë 10 mars.“Në dy muajt e parë të vitit 2011, deri më 28 shkurt, dogana ka arkëtuar të hyra në lartësinë e 92.8 milion euro dhe kjo në krahasim me vitin e kaluar paraqet një rritje prej 22.8 milion euro apo 31.2 për qind. Kurse caku i doganës për dy muajt e parë sipas planifikimeve të buxhetit ishte 87.1 milion.
Pra edhe kundrejt cakut për 2011 ne i kemi kaluar parashikimet për afro 6 milion euro apo e shprehur në përqindje 6.6 për qind” , tha për portalin Qendra.info zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci.Sipas tij, vetëm gjatë muajit shkurt 2011 janë mbledhur 49.2 milion euro. Efikasitet në mbledhjen e tatimeve ka pasur edhe Administrata Tatimore e Kosovës, e cila ka arkëtuar për buxhetin e Kosovës 48 milionë euro apo diku mbi 20 për qind se periudha paraprake e një viti më parë.Ndërsa pjesa tjetër janë mbledhur nga taksat e pushteti lokal, nga licencat e ndryshme dhe pagesat e tjera.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë Edicioni i dytë i Marshit për Drejtësi mbahet më 30 gusht në Gjenevë, në Ditën Ndërkombëtare... -
Pishina e Uzwil-it ka një “binjake” në Zllakuqan të Klinës -
Kosova dhe Baden-Württembergu hapin një kapitull të ri bashkëpunimi -
Austri
Vetëm 25-vjeç, Erion Morina Doktoron në Matematikë në Universitetin e Graz-it -
Përditësimi i fundit: Kjo është gjendja në pikat kufitare të Kosovës
Jeta në Zvicër
-
AI po ndryshon tregun e punës në Zvicër, përvoja me inteligjencën artificiale po bëhet kusht për punësim Inteligjenca artificiale (AI) po ndryshon me ritme të shpejta tregun e punës në Zvicër, ndërsa njohuritë... -
Zvicër: Rikthehet debati për nënat surrogate -
Marshi për drejtësi dhe mbrëmja për Ukshin Hotin sjellin plagët e Kosovës në Gjenevë -
Graubünden: Arrestohen një shqiptar dhe një zviceran me mbi 1.5 kilogram kokainë dhe heroinë -
Hotelet zvicerane shënojnë rënie të numrit të bujtjeve në qershor














