Lajme
Doktori shqiptar, Kristo Papa, në ndihmë të bashkatdhetarëve në Londër
Doktori shqiptar, Kristo Papa, në ndihmë të bashkatdhetarëve në Londër. Papa ka nisur karrierën në Verona të Italisë, duke vazhduar në Zvicër, në Irlandë dhe Britani të Madhe, transmeton albinfo.ch.
Përgjatë viteve të karrierës, Papa sa herë bëhej fjalë për shqiptarë në vështirësi ka dhënë ndihma në forma të ndryshme, ku shumë prej pacientëve kanë qënë fëmijë.
Edhe në Londër nuk mungojnë rastet kur kontaktohet nga shqiptarë që kërkojnë ndihmë duke fluturuar në drejtim të Veronës, ku ka qenë dhe vatra e tij kryesore për t’u gjendur afër shqiptarëve dhe dhënë ndihmën e tyre.
Duhet theksuar se doktori shqiptar tashmë ka nisur të krijojë një rrjet mjekësh shqiptarë në botë për të ndihmuar pacientë të ndryshëm shqiptarë, pa asnjë përfitim. Sipas tij, kjo iniciativë do të jetë një ndihmë shumë e madhe për shumë qytetarë, të cilët mund të kenë nevojë për ndihmë të specializuar në spitale të ndryshme, shkruan balkanweb.
Për sa i përket aspektit profesional, doktor Papa aktualisht shërben në spitalin mbretëror të Londrës, ku pak kohë më parë ka realizuar dhe një prej operacioneve më të vështira në botë te një pacient me Covid-19. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












