Lajme
DokuFesti, këtë vit në versionin online
Edicioni i sivjetëm i DokuFestit do të zhvillohet online shkaku i pandemisë.
Edicioni i 19-të i DokuFestit do të jetë i hapur nga 7 deri më 25 gusht, me programe të filmit, panele, masterklasa, punëtori bashkëpunuese si dhe me performanca muzikore online, është njoftuar në faqen zyrtare të festivalit.
“Për ta sjellë festivalin online, kemi bashkëpunuar me Festival Scope dhe Shift72 në mënyrë që të garantojmë përvojën më të mirë të transmetimit online si dhe të sigurojmë që programi ynë të jetë i qasshëm për audiencën lokale dhe regjionale. Inspiruar nga bendi britanik post-punk Joy Division dhe njërën prej këngëve të tyre ikonike, tema e këtij viti TRANSMISIONI në shumë mënyra do të vërë në pah TRANZICIONIN, të cilin jemi duke e përjetuar si shoqëri, teksa po e kuptojmë që bota dhe çdo gjë që dimë për të po TRANSFORMOHET shumë shpejt. Andaj këtë vit ju ftojmë të jeni pjesë e një eksperimenti, ku përmbajtja e festivalit do të transmetohet dixhitalisht dhe do të zgjerohet përtej kinemave dhe hapësirave të zakonshme të qytetit të Prizrenit. Kësisoj, shpresojmë të transformohemi personalisht dhe kolektivisht përmes mënyrave të reja të të menduarit, punuarit dhe shpërndarjes”, është shkruar nga DokuFest.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar Policia kantonale e Bernës ishte në kërkim të dielën për një person të shpallur si i... -
Ish kandidatja për Miss Zvicra ishte kontaktuar gjithashtu nga Epstein -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër -
Zvicër: Fondet mjaftojnë vetëm për 24 avionë luftarakë në rast ekstrem -
Gjykohet një mercenar zviceran që ka luftuar për Ukrainën













