CH-Ballkani
Dokumentari që tregon si dëbohen shqiptarët nga Gjermania
22 mijë azilkërkues shqiptarë janë dëbuar nga Gjermania. Komandot speciale vijnë natën vonë, i zgjojnë nga gjumi dhe i vendosin në aeroplan
Dokumentari “Deportation Class” tregon se si dëbohen shqiptarët nga Gjermania drejt vendlindjes së tyre.
22 mijë azilkërkues shqiptarë janë dëbuar nga Gjermania. Komandot speciale vijnë natën vonë, i zgjojnë nga gjumi dhe i vendosin në aeroplan, raporton “TCH”.
Dokumentari “Deportation Class”, prodhimi gjerman i ka dedikuar 1 orë e 30 minuta historisë së dëbimit të shqiptarëve nga Gjermania, përcjell albinfo.ch.
Ky dokumentar tregon në mënyrën se si janë dëbuar shqiptarët azilkërkues nga Gjermania përmes një plani të detajuar: që nga planifikimi i dëbimit kolektiv, mbërritja në mes të natës në banesat e tyre e deri tek ardhja në vendin e origjinës, në Shqipëri.
Dy regjisorët gjermanë, Carsten Rau dhe Hauke Wendler kanë ndjekur nga afër dëbimin kolektiv që i është bërë shqiptarëve në Mecklenburg-Vorpommern. Në “Deportation Class”, ata përshkruajnë ndjenjat e mendimet e të kthyerve duke i shfaqur ata si njerëz me dinjitet.
Dokumentari është shfaqur në festivalin e Munihut në muajin maj, ku edhe është vlerësuar nga kritika.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













