Lajme
Doli numri më i ri i magazinës albinfo.at për Austri
Edhe ky numër i revistës u mundësua falë një grupi gazetarësh të motivuar për të promovuar vlerat dhe sukseset shqiptare në diasporë si dhe falë kompanive shqiptare në Austri dhe Kosovë, të cilat bëjnë të mundur që kjo revistë të jetë në duart tuaja. Për më tepër, falas.
Gëzuar, pa maska!
Sikur ta dija se si do të jetë viti 2020, nuk do t’i dërgoja askujt mesazhe, por as nuk do të kisha pranuar urime për ndërrimin e motmoteve. Viti që po e lëmë pas, ishte një vit jonormal. Askush nuk e ka paramenduar se 2020-ta do të ishte një vit i maskave, i distancimit mes njerëzve, i përshëndetjeve me bërryla, i kufizimit të lëvizjes apo i kufizimit të vizitave edhe tek anëtarët e familjes.
Pandemia e koronavirusit ka futur botën nën kontroll. Për shumë prej nesh tani është gjithçka ndryshe. Ishte një vit i vështirësive ekonomike, por edhe i dhimbjeve familjare. Shumë njerëz nëpër botë gjatë këtij viti kanë humbur punën, kanë pasur më pak para në xhep, u është cunguar liria e lëvizjes dhe e të jetuarit. Shumë të tjerë kanë bërë “betejë” me këtë virus, por jo të gjithë kanë fituar “luftën”. Fatkeqësisht për shkak të koronavirusit, anëtarë prej familjeve apo farefisit, nuk jetojnë më në mesin tonë.
Diaspora, edhe në kohë krizash nuk e harroi vendlindjen
E prekur nga koronavirusi ishte edhe diaspora jonë shqiptare. Për shkak të koronavirusit, shumë biznese të tyre vazhdojnë të janë të mbyllura, veçanërisht sektori i gastronomisë. Përkundër të gjitha këtyre problemeve jetësore, diaspora shqiptare ka treguar sërish se sa është e lidhur shpirtërisht dhe emocionalisht me vendlindjen. Me kufizime të lëvizjeve dhe me rregulla të llojllojshme nëpër kufijtë e shteteve të ndryshme, prapëseprapë një pjesë e mirë e migrantëve tanë vizituan vendlindjen e tyre në Kosovë, Shqipëri dhe Maqedoni e Veriut.
Por, megjithatë, në krahasim me vitet e kaluara, këtë vit prania e diasporës ka munguar ndjeshëm. E bashkë me të edhe „infuzioni“ tradicional financiar që merr ekonomia kosovare prej saj. Megjithatë sa u përket remitencave dhe dërgesave të parave nga diaspora për në Kosovë, shifrat janë të larta. Sipas të dhënave të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK-së) dërgesat e parave këtë vit në Kosovë kanë kaluar mbi 800 milionë euro. Shtetet prej nga ka pasur më së shumti remitenca janë shtetet gjermanishtfolëse (Gjermania, Zvicra dhe Austria), të ndjekura nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca e të tjera.

Misioni i Albinfo.at – sukseset dhe vlera e shqiptarëve në Austri
Duke qenë të vetëdijshëm se gjatë tërë vitit keni lexuar lajme dhe informacione të shumta rreth pandemisë dhe koronavirusit, në numrin e ri të revistës albinfo.at kemi dashur t’ ju kursejmë nga këto tema. Si rëndom, edhe këtë herë, mund të lexoni portrete interesante për shqiptarë të integruar mirë në shoqërinë austriake: si në politikë, sport, kulturë dhe sfera të ndryshme të jetës shoqërore. Po ashtu reportazhe për biznese të suksesshme të shqiptarëve në Austri. Edhe ky numër i revistës u mundësua falë një grupi gazetarësh të motivuar për të promovuar vlerat dhe sukseset shqiptare në diasporë si dhe falë kompanive shqiptare në Austri dhe Kosovë, të cilat bëjnë të mundur që kjo revistë të jetë në duart tuaja. Për më tepër, falas.
Duke qenë se jemi në përfundim të këtij viti, më shumë se asnjëherë kemi arsye për të uruar dhe shpresuar për një vit më të mirë, më të mbarë dhe mbi të gjitha, më të shëndetshëm.
Le të nisim bashkë këtë vit të ri me plot shpresë dhe optimizëm se ditët më të mira për ne dhe familjet tona i kemi përpara. Të urojmë dhe festojmë ashtu siç kemi bërë gjithmonë, të përqafuar dhe pa maska.
Gëzuar 2021!
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












