Kosova
Donacion nga Zvicra, përurohet fontana në parkun e madh të Gjakovës
Në qytetin e bukur të Gjakovës, para pak ditësh është bërë përurimi i fontanës në parkun e madh të qytetit, transmeton albinfo.ch.
Kjo fontanë e realizuar nga Arcus Studio me donacion nga aktivistja zvicerane për mbrojtjen e të drejtave të kafshëve, Helen Wormser. Kjo fontanë do të shërbejë edhe për pamje të bukur të qytetit, e po ashtu edhe për qentë endacakë.
Kryetari Gjini falënderoi zonjën Helen si dhe njoftoi për punimet që janë duke u bërë në këtë park.
Aktivistja Helen Wormser u shpreh e lumtur që ky projekt është finalizuar.
Sigurisht që jam e lumtur. Duket shumë bukur. Me tërë këta lisa e këto pemë këtu, ky do të jetë një park i mrekullueshëm. Është një ide shumë e mirë kjo.
Nga ky ambient u tha se planifikohet të investohet prapë në ide që janë në të mirë të natyrës dhe qytetarëve. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre













