Shqipëria
Donald Lu largohet nga Shqipëria për në Kirgistan
Donald Lu, ambasadori amerikan që kërkoi të shihte prapa hekurave “peshqit e mëdhenj” të Shqipërisë, largohet nga Shqipëria në dukje pa e realizuar plotësisht dëshirën e tij.
Në faqen e internetit të Shtëpisë së Bardhë sqarohet se, të enjten iu dërgua Senatit lista me 7 caktime dhe një tërheqje në nivel diplomatësh, e njeriu që drejtoi misionin diplomatik të Shteteve të Bashkuara në Tiranë do të mbajë postin e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm e të Gjithëpushtetshëm të Amerikës në Republikën e Kirgistanit.
Kreu, me ndikimin ndoshta më të madh në politikën shqiptare i një misioni diplomatik amerikan, është kthyer në sinonimin e deklaratave të forta e të drejtpërdrejta, nxitjes së Reformës në Drejtësi dhe kërkesës për ndëshkime konkrete, përcjell albinfo.ch.
Ishte falë përpjekjeve të tij, që për të parën herë dy zyrtarë të lartë shqiptarë morën atë që konsiderohet një “ndalim publik” nga Departamenti amerikan i Shtetit.
Mbyllja e këtij mandati nuk nënkupton sidoqoftë fundin e përpjekjeve për të vënë në brazdë një reformë të nisur me aq mundim. Siç e ka pohuar edhe vet diplomati amerikan i karrierës, DASH do të vazhdojë ta ngrejë zërin në mbështetje të sundimit të ligjit dhe zbatimit rrënjësor të reformës së gjyqësorit.
Lu u betua si ambasador i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri më 17 dhjetor të vitit 2014. Detyrat e tij të mëparshme përfshinin zëvendësshefin e misionit në Indi, Azerbajxhan, si dhe vendi ku po rikthehet tanimë me tjetër pozicion, Kirgistan.
E-Diaspora
-
Emocione të fuqishme në Cyrih në promovimin e pestë të librit “Për ata që s’u kthyen” të Edona B. Kelmendit Një nga momentet më domethënëse të mbrëmjes ishte bashkëbisedimi i autores me publikun... -
Marigona Qerkezi triumfon me rolin e Aidës në skenën prestigjioze të Seviljes -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Kongresi i 27‑të i Federatës së mjekëve shqiptarë në Evropë u mbajt në Tiranë -
Familja kërkon ndihmë për gjetjen e Tianit 5 vjeçar
Jeta në Zvicër
-
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih Muzikë, emocione dhe takime mes të rinjve dhe të rjave shqiptaro-zvicerane e karakterizuan edicionin e sivjetmë... -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina -
Tramvaji historik zviceran me avull merr statusin e trashëgimisë kulturore -
Shpenzimet për turizëm vazhdojnë të rriten -
Kafshimi i gjarprit: Sa i rrezikshëm është në të vërtetë në Zvicër?











