Sport
Donis Avdijaj, i gatshëm të luajë për kombëtaren shqiptare
"Në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”, shprehet ai
Donis Avdijaj u ka dhënë fund hamendjeve. Ylli i “Shalke 04” i cili është i huazuar në “Sturm Graz” të Austrisë, ka vendosur ta lë kombëtaren gjermane dhe të përfaqësojë ngjyrat kuq e zi. Madje, sulmuesi 19 vjeçar shprehet se është i gatshëm të luaj për kombëtaren shqiptare në “Euro 2016”.
“E kam thënë që në vitin 2015, se kërkesa e Shqipërisë ishte një nder i madh për mua. Megjithatë, ajo nuk mbërriti tek unë për shkak të lëndimit dhe mungesës së praktikës së lojës. Unë nuk isha mjaft i fortë në ato momente”, ka deklaruar Avdijaj për “Sport Bild”.
“Djemtë të cilët e kanë arritur këtë sukses të madh, sigurisht që meritojnë të jenë edhe në Kampionatin Evropian. Por, në qoftë se ekipi kombëtar shqiptar ka nevojë për mbështetjen time, unë do të jem atje”, shprehet ai.
Avdijaj ka thënë se më 26 mars, kur Shqipëria do të luajë më Austrinë në Vjenë, ai do të jetë për herë të fundit në stadium si spektator.
Avdijaj i cili ka nënshtetësi gjermane konsiderohet një ndër talentet me të ardhme më të ndritshme në Gjermani. Ai ka shënuar 12 gola në 17 ndeshje që ka luajtur me ekipet përfaqësuese të moshave në Gjermani dhe vlera e kartonit të tij konsiderohet rreth 50 mln euro, rekord për një lojtar nën moshën 20 vjeç.
Donisi ka shënuar tetë gola në 33 paraqitje me Sturm Graz dhe pas këtij sezoni pritet të rikthehet sërish tek Shalke.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih Rreth 30 persona u evakuuan gjatë natës, ndërsa apartamenti i përfshirë nga flakët është bërë i... -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra -
Qiramarrësit afatgjatë paguajnë deri në 90% më pak qira se qiramarrësit e rinj në Zvicër













