Maqedonia
Dorëhiqet nesër qeveria e Maqedonisë, pritet të marrë detyrën kryeministri shqiptar
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, njoftoi se të enjten kabineti i tij jep dorëheqjen për t’i hapur rrugën formimit të Qeverisë teknike, përcjell albinfo.ch.
Kryeministër i kësaj të fundit pritet të emërohet Talat Xhaferi, i cili do të dorëhiqet ndërkohë nga pozicioni i kryetarit të Kuvendit. Qeveria teknike do të funksionojë 100 ditë, apo deri në zgjedhjet parlamentare, të përcktuara të mbahen në 8 maj.
“E gjithë Qeveria do të jetë në dorëheqje, të enjten në orën 10:00. Do të kemi kohë të mjaftueshme që t’i kryejmë të gjitha formalitetet dhe të dielën, më 28 janar, të votohet Qeveria teknike”, deklaroi Kovaçevski.
Përpara votimit të saj ndërkohë, Parlamenti do të votojë kryetarin e ri, Jovan Mitreski, i cili kryeson aktualisht grupin parlamentar të Lidhjes Social-Demokrate (LSDM). Qeveria teknike, bazuar në Ligjin për Zgjedhjet, formohet 100 ditë para çdo cikli zgjedhor, dhe ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve parlamentare.
Pjesë e kësaj Qeverie, përveç partive që aktualisht përbëjnë ezekutivin, LSDM-ja, BDI-ja dhe Aleanca për Shqiptarët, duhet të jetë edhe opozita, konkretisht VMRO DPMNE-ja, të cilës i takojnë Ministria e Punëve të Brendshme, Ministria për Punë dhe Politikë Sociale, si dhe tre zëvendësministra me kompetenca të veçanta, që do të thotë se ministrat nuk do të mund të marrin asnjë vendim pa nënshkrimin edhe të zëvendësministrave.
Ndërkohë kreu i partisë më të madhe opozitare, VMRO DPMNE-së, Hristijan Mickovski, deklaroi se ligjvënësit e saj nuk do të votojnë për Qeverinë teknike, sepse nuk pranojnë që ajo të drejtohet nga Xhaferi i BDI-së, të cilin e akuzojnë për shkelje të shumta ligjore gjatë periudhës që shërbeu si kryetar i Kuvendit.
E-Diaspora
-
Presidentja Osmani: Regjistrohuni, mërgimtarë! Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka bërë thirrje me theks të veçantë për mërgatën që të...
-
Shqiptarja Mira Murati prezanton modelin e përditësuar të ChatGPT
-
Shqiptarja e veshur me xhubletë diplomon në Universitetin prestigjioz në SHBA
-
Kryeministri i Kosovës sërish me thirrje për qytetarët e Kosovës dhe ata në diasporë që të regjistrohen
-
ASK: Mbi 1.4 milionë qytetarë të regjistruar, mbi 400 mijë nga diaspora
Jeta në Zvicër
-
Aksident në Aristau AG mes autobusit dhe makinës Një përplasje e rëndë ka ndodhur në Aristau AG, disa të plagosur ...
-
74 punonjës të Pfizer në Zug kërcënohen me largim nga puna
-
I akuzuari për tregti me drogë: “Jam eksploatuar nga bosi im në Shqipëri”
-
A mund të marr nënshtetësinë zvicerane dhe të lëviz menjëherë jashtë vendit?
-
Trashëgimia në Zvicër: Ligjet e shtetit duhet të ndjekin shtetasit e dyfishtë?