Shkurt.ch
Doris Leuthard: “Jemi partnerë besnikë që vlerësohemi”
"Ne kemi ende për të zgjidhur një ose dy çështje teknike mes dy vendeve tona, por unë mendoj se mund të themi se jemi partnerë besnikë që vlerësohemi", theksoi ajo
Doris Leuthard dhe Emmanuel Macron u takuan për herë të parë në Paris të martën. Presidentja e Konfederatës ka parë një “sinjal pozitiv” për bashkëpunim bilateral dhe një shenjë “ngrohjeje” mes dy vendeve.
“Nëse Franca shkon mirë, Zvicra është mirë”, ka thënë Doris Leuthard duke dalë nga Pallati i Elizës në një deklaratë të shkurtër për shtyp së bashku me Emmanuel Macron. Takimi mes dy liderëve zgjati rreth pesëdhjetë minuta.
Këshilltarja federale përshëndeti pritjen e presidentit të ri francez. “Unë shoh një sinjal pozitiv për bashkëpunimin tonë dhe zhvillimin e marrëdhënieve franko-zvicerane”, është shprehur ajo.
Diskutimet, shumë pozitive
E intervistuar menjëherë pas emisionit Forum, Doris Leuthard ka nënvizuar ngrohtësinë që mbizotëronte jo vetëm në Paris, por edhe mes Zvicrës dhe Francës, gjatë takimit të lartpërmendur.
“Ne me të vërtetë kemi pasur diskutime shumë pozitive, Presidenti dhe Kryeministri e pëlqejnë Zvicrën, ne kemi ende për të zgjidhur një ose dy çështje teknike mes dy vendeve tona, por unë mendoj se mund të themi se jemi partnerë besnikë që vlerësohemi”, theksoi ajo.
E-Diaspora
-
Flisni shqip në Zvicër! Përdorimi i gjuhës shqipe në Zvicër nuk duhet të shihet vetëm si një aspekt i diversitetit...
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
-
Sot shfaqet në Cyrih filmi “The Land within”, i regjisorit Fisnik Maxville
Jeta në Zvicër
-
Flisni shqip në Zvicër! Përdorimi i gjuhës shqipe në Zvicër nuk duhet të shihet vetëm si një aspekt i diversitetit...
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
122 politikanë, viktima të spiunazhit kinez, përfshirë zviceranët
-
Dritat veriore mbi qiellin zviceran
-
19-vjeçarja zvicerane bën një zbulim spektakular, nderohet me çmim special