Lajme
Drejtori i OBSH-së përmend vdekjen e infermieres kosovare gjatë fjalimit të tij
Drejtori gjeneral i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus ka përmendur vdekjen vetëm tri ditë para pensionimit të infermieres kosovare Vjollca Berisha, e cila vdiq nga COVID-18, pas 45 viteve pune në Spitalin e Gjakovës.
Mesazhin e tij e ka publikuar edhe Oda e Infermierëve të Kosovës.
Njoftimi i plotë:
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus në Ditën Ndërkombëtare të Qasjes Universale në Mbrojtje Shëndetësore, si pjesë e Ditës ndërkombëtare të Infermierëve dhe Mamive, ka përzgjedhur të përmend dhe të falenderojë infermieren e ndjerë Vjollca Berisha. Ajo vdiq nga Covid 19, vetëm tri ditë para daljes në pension, pas 45 viteve pune në Spitalin e Gjakovës.
Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus mesazhin e tij e ka drejtuar për të gjithë punëtorët shëndetësorë që kanë rrezikuar jetën e tyre në shërbim të pacientëve, veçanërisht gjatë Pademisë COVID-19.
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë shëndetësorë, vlerëson se mesazhi prekës i të parit të OBSH-së, është një motiv shtesë për punën e infermierëve, mamive dhe punëtorëve tjerë shëndetësorë.
OIK bashkëndjen dhe ndanë dhimbjen me gjithë familjarët e infermierëve, mamive dhe punonjësve tjerë shëndetësorë që humbëm jetën nga infeksioni Covid 19.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Autopsia zbardh detajet e vrasjes së ish-bashkëshortes në Austri, plagët me thikë shkaktuan vdekjen Autopsia tregon plagët fatale me thikë... -
Ora App dhe zgjidhja që po u kursen kompanive qindra franga në muaj në Zvicër -
Marigona Uka punësohet në Microsoft si Specialiste e Cloud dhe IA -
Finlandë
Rina Januzi, artistja shqiptare nga Kosova që po shkëlqen në Finlandë -
Mbrëmje falënderimi për kontribuesit e manifestimit “Kurora e Lirisë”
Jeta në Zvicër
-
Greva e autobusëve në Winterthur anulohet Strik i autobusëve në Winterthur shmanget pas përmirësimit të kushteve të punës... -
“Turizmi i karburantit” në drejtim të kundërt, gjermanët mbushin rezervuarët në Zvicër -
Zvicër: Ideja që kompanitë të paguajnë për sëmundjet e punonjësve diskutohen në Parlament -
Rrezikohet prodhimi i “Aroma” në Zvicër, nis peticioni për të shpëtuar vendet e punës -
Zvicra arriti një rekord prej 23 medaljesh në Lojërat Olimpike Dimërore Milano‑Cortina 2026












