Sport

Drita, sonte në përballjen historike kundër Malmos

Kampionia e Kosovës, në këtë takim, hyn pas fitoi rundin preliminar, pas dy fitoreve ndaj skuadrave nga Gjilbraltari dhe Andorra

FC Drita do të jetë nikoqire e Malmos, nga Suedia, në ndeshjen e parë të rundit të parë kualifikues të Ligës së Kampionëve në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë.

Kampionia e Kosovës, në këtë takim, hyn pas fitoi rundin preliminar, pas dy fitoreve ndaj skuadrave nga Gjilbraltari dhe Andorra. Optimist para kësaj ndeshjeje është shprehur trajneri i Dritës, Bekim Isufi, duke premtuar angazhim maksimal në këtë takim. Gjilanasit pritet të kenë mbështetje të madhe në këtë ndeshje nga tifozët “Intelektualët” që pritet të jenë në numër të madh në tribuna.