Lajme
Droga dhe alkooli: Sa konsumojnë zviceranët?
Shifrat, të përpiluara nga Addiction Switzerland, tregojnë se ndërsa përdorimi i duhanit është stabilizuar, përdorimi i produkteve të lidhura me duhanin, si cigaret elektronike, është në rritje – gjë që autorët thonë se mund të jetë për shkak se këto produkte janë shitur si alternativa më të shëndetshme, shkruan thelocal, përcjell albinfo.ch.
Varësitë e tjera ndaj barnave me recetë, si dhe lojërat e fatit dhe interneti janë gjithashtu në rritje, ndërkohë që zviceranët po konsumojnë gjithnjë e më shumë substanca të reja psikoaktive, të cilat blehen në internet.
Liderë botërorë në konsumin e kokainës dhe ekstazisë
Megjithëse përdorimi i vetëraportuar i drogave të paligjshme ka qenë relativisht i qëndrueshëm në vitet e fundit, përdorimi i kokainës dhe ekstazisë mbetet i lartë në Zvicër – veçanërisht në zonat urbane. Kjo mbështetet me studimin nga Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat, i cili tregoi se qytetet zvicerane janë disa nga përdorimi më i lartë i drogës kudo në Evropë. Cyrihu ishte i treti në Evropë, pas Bristolit dhe Amsterdamit, ndërsa St Gallen (i gjashti), Gjeneva (i shtati), Bazeli (i nënti) dhe Berna (e 11-ta). Ndërsa, për përdorimin e ekstazisë, Cyrihu (i treti), St Gallen (i shtati) dhe Gjeneva (e teta) ishin gjithashtu lartë në listë. Konsumi i kanabisit ka qenë gjithashtu në rritje, me katër për qind të të anketuarve që pranuan përdorimin e drogës krahasuar me 2.9 për qind në 2012. Mes 40 dhe 60 tonë kanabis konsumohet çdo vit në Zvicër.
Zvicra gjithashtu ndaloi 13 substanca të reja në vitin 2019, shumica e të cilave u blenë në internet.
Në përgjithësi, konsumi i alkoolit është i qëndrueshëm në Zvicër. Konsumi mesatar vjetor është 7.7 litra alkool i pastër.
Por, pirja problematike është në rritje, me numrin e vajzave të reja që dehen rregullisht duke u dyfishuar nga 12 në 24 për qind në vitin 2017. Helmimi nga alkooli është gjithashtu në rritje, me 23 për qind për burrat dhe 36 për qind për gratë (të dyja nga shifrat e vitit 2003).
Një gjetje kryesore e studimit ishte se ndërsa njerëzit në Zvicër pinë më pak duhan, përdorimi i produkteve të duhanit është në rritje. Cigaret elektronike, ngrohësit e duhanit dhe duhani për gojë (snus) janë në rritje, veçanërisht tek të rinjtë, përcjell tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre












