Kultura
Dua Lipa “kall” Vjenën
Për të përcjellë këngëtaren shqiptare, përveç publikut të shumtë, të pranishëm kishte edhe shqiptarë të cilët me flamurin kombëtar i jepnin mbështetje artistes në skenë. Dua Lipa është paraqitur rreth orës 19.00 në skenën e 6-të
Të premten pasdite ka nisur në Vjenë festivali nën qiell të hapur “Donauinsel”, një nga festivalet më të njohur në Evropë. Në ditën e parë të këtij festivali e ftuar enkas për këtë natë, është paraqitur këngëtarja prishtinase Dua Lipa. Me këngët e saj si “New Love”, “Be the One” e të tjera, këngëtarja që po bën famë në Britani, ka ndezur atmosferën në njërën nga skenate këtij festivali.
Në këtë festival janë të vendosura 12 skena, ku këndojnë bende dhe këngëtarë të ndryshëm nga e gjithë bota, ndërsa Dua Lipa është paraqitur rreth orës 19.00 në skenën e 6-të, njofton “albinfo.ch”.
Për të përcjell këngëtaren shqiptare, përveç publikut të shumtë, të pranishëm kishte edhe shqiptarë të cilët me flamurin kombëtar i jepnin mbështetje artistes në skenë.
Ky festival do të zgjasë deri të dielën në mëngjes, ndërsa mysafiri kryesor i natës së shtunë është Sean Paul.
Si gjithmonë, edhe këtë vit pritet që këtë festival ta vizitojnë deri në 4 milionë njerëz.
Dy vite më parë, në këtë festival ka kënduar edhe këngëtarja tjetër shqiptare Rita Ora.
Festivali organizohet nga qyteti i Vjenës dhe është pa pagesë.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern













