Kosova
Dua Lipa promovon Kosovën për kulturoren gjermane “Die Zeit”: Vendi im ka ndryshuar
Lipa thekson se “Familja ime është gjithçka për mua” dhe kjo ndoshta kjo ka të bëjë me faktin se “për shkak të luftës u shpërndanë”. Ajo nuk mund të harron Kosovën, pasi ishin fansat e saj në Kosovë, të cilët e ndihmuan më së tepërmi në fillimet e saj me “komente inkurajuese”.
Nga seria e shkrimeve “Unë kam një ëndërr” të kulturores gjermane “Die Zeit”, një artikull i është kushtuar këngëtares së njohur shqiptare, Dua Lipa, njofton albinfo.ch.
“Kosova? Ku i bie saktë kjo?” Kjo është pyetja që i parashtrohet më së shpeshti në jetë Lipës, ndjekur nga: “Sa rrezik është atje?” Familja e Dua Lipës braktisi Kosovën gjatë luftës, kurse ajo lindi dhe u rrit në Londër, përcjell albinfo.ch. Emri i saj Dua është vendosur nga gjyshja dhe “në shkollë menjëherë tërhiqja vëmendjen me këtë emër”.
Më tej Lipa thekson: “Familja ime është gjithçka për mua” dhe kjo ndoshta ka të bëjë me faktin se “për shkak të luftës u shpërndanë”. Ajo nuk mund të harrojë Kosovën, pasi ishin fansat e saj në Kosovë, të cilët e ndihmuan më së tepërmi në fillimet e saj me “komente inkurajuese”.
“Njerëzit atje kërkonin që unë të qëndroja mirë në botën e madhe, sepse në shqiptarët e Kosovës na bashkon ndjenja që duhet të bëjmë për njëri-tjetrin”, përcjell albinfo.ch. Shumë prej nesh kanë pësuar humbje të mëdha dhe nga shumë gjëra kanë qenë të shtyrë të heqin dorë. Nëse prindërit e mi atëbotë nuk do të vinin në Londër, unë kurrë nuk do ta kisha bërë këtë karrierë si këngëtare. Së fundi, babai im ka organizuar një festival të muzikës në Prishtinë, ku unë mora pjesë. Festivali kishte për qëllim që t’ia bëj të qartë botës se Kosova nuk është një copë e dërrmuar në zgrip të botës.
Në fund ajo thotë se akoma shumë njerëz ndjejnë keqardhje kur u tregon se origjina e saj është nga Kosova. “Është e rëndësishme për mua që të ndikoj në mënyrën se si njerëzit e perceptojnë Kosovë”, thotë në fund Dua Lipa, duke shtuar se koha e luftës ka kaluar dhe se vendi i saj i origjinës ka ndryshuar mjaft prej atëherë. “Mbase një ditë ia dalim të pranohemi në BE dhe kjo do të ishte një ëndërr”.
E-Diaspora
-
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran Një nga institucionet më moderne veterinare në Kosovë, i ndërtuar falë bashkëpunimit ndërmjet veterinarit Labinot Osmani... -
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore
Jeta në Zvicër
-
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje Shoqatat e qiramarrësve në Zvicrën frankofone thonë se temperaturat ekstreme po i bëjnë disa banesa të... -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë -
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër











