Shkurt.ch

Duke ndjekur mizën në veturë, italiania shkakton aksident me 4 të lënduar

Vozitësi i Opelit, një shtetas 23-vjeçar i Kosovës dhe dy bashkudhëtarë të tjerë gjithashtu kanë pësuar lëndime të lehta. Edhe vozitësja 29-vjeçare e Fiatit ka pësuar gërvishtje dhe të ënjtura

Një vozitëse të dielën ka shkaktuar një aksident rrugës për në Vordemwald, duke dalë në anën e kundërt të rrugës dhe duke u përplasur menjë veturë tjetër që ka qenë duke qarkulluar në mënyrë të drejtë. Me këtë rast, dy persona kanë pësuar lëndime dhe është dashur të dërgohen në spital.
Pasditen e së dielës, në relacionin në mes të Rothristit dhe Vordemwaldit është shkaktuar një aksident, me katër të lënduar. Gjatë kësaj, një shtetase italiane e ka goditur me veturën e saj një tjetër veturë të llojit “Opel”.
Sipas informatave policore, vozitësja italiane e veturës “Fiat” është penguar nga një insekt në brendinë e veturës dhe me këtë rast e ka humbur drejtimin e rrugës, duke dalë në anën e kundërt të saj. Vozitësi i veturës nga ana e kundërt ka tentuar të futet në livadh për të shmangur përplasjen, megjithatë nuk ka mundur të verpojë me kohë dhe është goditur nga italianja.
Përmes fuqisë së përplasjes, dera e pasme e Opelit është shkatërruar tërësisht, ndërsa një bashkudhtare ka rënë ngë vetura. Me plagë ende të papërcaktuara, ajo është dërguar në spital, ka pohuar policia zvicerane të hënën, njofton Albinfo.ch. Një bashkudhëtare tjetër e Opelit gjithashtu është dërguar në spital me lëndime të panjohura.
Vozitësi i Opelit, një shtetas 23-vjeçar i Kosovës dhe dy bashkudhëtarë të tjerë gjithashtu kanë pësuar lëndime të lehta. Edhe vozitësja 29-vjeçare e Fiatit ka pësuar gërvishtje dhe të ënjtura.
Policia i ka filluar hetimet për shkakun e saktë të aksidnetit, duke ia konfiskuar italianes patentën e shoferit.