Shqipëria
Durrësi do të ketë rritjen më të lartë të nxehtësisë në rajon
Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara
Banka Botërore, në raportin rajonal për Ballkanin Perëndimor, vuri në dukje, se valët e të nxehtit pritet të rriten shpejt në dekadat në vijim.
Ndërmjet viteve 1990 dhe 2040, Durrësi do të ketë rritjen më të lartë në indeksin i madhësisë së valës së nxehtësisë midis një kampioni qytetesh të mëdha në rajon. Pas Durrësit, temperaturat do të rriten më shpejt në qytetet Prishtinë, Podgoricë, Sarajevë, Tiranë dhe Shkup, shkruan Monitor, transmeton albinfo.ch.
Numri i valëve të të nxehtit në botë pritet të rritet me 4% në krahasim me verën mesatare, por temperatura në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor parashikohet të rritet deri në 7,5°C krahasuar me nivelet para-industriale.
Banka Botërore raporton se valët e të nxehtit kanë implikime për shëndetin publik dhe mirëqenien socio-ekonomike dhe kanë ndikim negativ në produktivitetin e punës në të gjithë sektorët, sidomos bujqësi dhe ndërtim.
Qytetet e Ballkanit Perëndimor vuajnë gjithashtu nga ‘pabarazia termike’. Në disa lagje banorët janë të ekspozuar ndaj temperaturave më të larta se 5°C sesa banorët e lagjet më të gjelbëruara.
Banka ndërmori një fushatë inovative për matjen e nxehtësisë në gusht 2024 dhe zbuloi ndryshime të habitshme në temperaturat e ajrit afër tokës të përjetuara nga banorë të qyteteve të Shqipërisë dhe Bosnje-Hercegovinës.
Vullnetarët e komunitetit lokal vendosën sensorë të temperaturës dhe lagështisë në automjetet e tyre dhe udhëtuan nëpër qytetet e tyre për të mbledhur mijëra matje të temperaturave, të cilat u përdorën për të krijuar hartat e ngrohjes.
Në Sarajevë, një ndryshim i temperaturës prej 7.4°C u vërejt në lagje të ndryshme, ndërsa në Mostar, pabarazia e temperaturës arriti në 8.2°C. Matjet në qytetet shqiptare kanë treguar se në Tiranë, Shkodër dhe Vlorë, pabarazitë e temperaturës arrijnë në intervalin 4-6°C.
Stresi i nxehtësisë u tregua sistematikisht më i lartë në lagjet me densitet të lartë të sipërfaqeve të ndërtuara, si trotuaret e asfaltit dhe një incidencë e ulët e barit, shkurreve dhe mbulesave të pemëve.
Banka sugjeroi se qytetet duhet të ulin emetimet e tyre, jo vetëm sepse kjo është e mirë për planetin, por edhe sepse kjo do të ketë përmirësim të menjëhershëm mbi rezultatet mjedisore dhe socio-ekonomike dhe mjedisore. Fokusi duhet të jetë në sektorët kyç duke përfshirë transportin, ndërtesat dhe trajtimin e mbetjeve.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Swiss ashpërson rregullat: Certifikatë mjeku nga dita e 3-të e sëmundjes Kompania ajrore zvicerane Swiss po ndryshon rregullat për raportet mjekësore të punonjësve të saj. Duke filluar... -
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile












