Lajme
Dy fëmijë të vegjël nga Kosova mbyten në një lumë në Francë
Dy fëmijë kosovarë, vëlla e motër, kanë humbur jetën pasi kanë rënë në një lumë në komunën Montbrison, Loire të Francës.
Fëmijët, të lindur më 2014 dhe 2017, kanë qenë duke luajtur bashkë me nënën e tyre përreth lumit Le Moingt (niveli i të cilit është rritur kohëve të fundit si pasojë e reshjeve të mëdha), kur vëllai, që ishte më i ri në moshë, ka rënë në ujë, ndërsa motra e tij më e madhe ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por pa sukses, raporton agjencia franceze e lajmeve AFP.
Siç raporton AFP, nëna 35 vjeçare me prejardhje nga Kosova kishte dalë me fëmijët e saj për të ngrënë në një restorant fast-food para se t’i dërgonte ata në orët e pasdites për të luajtur përreth lumit që kalon afër qendrës tregtare Montbrison, transmeton Koha.net, përcjell albinfo.ch
Sipas deklaratës së saj, fillimisht në ujë kishte rënë djali, e më pas motra e tij ka kërcyer për ta nxjerrë atë nga uji, por është tërhequr nga rrjedha e lumit. Më pas ka kërcyer në ujë edhe nëna, që ia ka dalë t’i kapë ata, por pa qenë në gjendje që t’i rikthejë në jetë. Më pas ajo ka kërkuar nga njerëzit përreth që t’i lajmërojnë shërbimet emergjente. Ndonëse arritën në vend të ngjarjes, shërbimet emergjente s’mundën të bënin asgjë, kanë thënë burime nga xhandarmëria për AFP-në.
Nëna, e tronditur, është hospitalizuar.
Zyra e prokurorit në Saint-Etienne ka hapur një hetim, dhe ka urdhëruar që t’u bëhet autopsia trupave të pajetë.
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Fundjava sjell mot pranveror në Zvicër Zvicra shijon rritjen e temperaturave pas valës së ftohtë... -
Çmimet e pronave në Zvicër vazhdojnë të rriten -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil -
Shtëpitë e të moshuarve në kantonin Aargau po arrijnë kapacitetin maksimal.












