Lajme
Dy kantone kërkojnë ndihmën e ushtrisë në luftimin e koronavirusit
Dy kantonet në fjalë janë Gjeneva dhe Fribourgu. Këshilli Federal do ta diskutojë këtë në takimin e tij të jashtëzakonshëm
Ushtria Zvicerane ka marrë një “kërkesë për mbështetje” nga dy kantone të Zvicrës perëndimore (frankofone) në luftën kundër përhapjes së koronavirusit.
Këshilli Federal do ta diskutojë këtë në takimin e tij të jashtëzakonshëm që po vazhdon të mbahet edhe në këto çaste.
Zëdhënësi i ushtrisë Daniel Reist ka konfirmuar për mediat informacionin e publikuar fillimisht nga gazeta “Tages-Anzeiger”.
Sipas gazetës, dy kantonet në fjalë janë Gjeneva dhe Fribourgu, transmeton albinfo.ch.
Gjatë valës së parë të pandemisë, në pranverë, deri në 6,000 anëtarë të ushtrisë ishin mobilizuar për të mbështetur kantonet dhe kufijtë. Ata kanë realizuar rreth 320.000 ditë shërbim si pjesë e misionit Corona.
E-Diaspora
-
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev Ministria e Jashtme shqiptare ka thirrur për shpjegime ambasadorin e Federatës Ruse në Shqipëri pas këtij... -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së
Jeta në Zvicër
-
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira Rreth 87% e nxënësve arritën nivelin e pritur në të kuptuarit me gojë, ndërsa 79% e... -
Zvicra pothuajse vendi më i keq në Evropë për kontrollin e duhanit -
Sa të papunë janë në Zvicër -
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë















