Lajme

Dy ndërmarrës nga Zvicra duan të bashkojnë shqiptarët përmes platformës “dua.com”

Dy ndërmarrës të njohur zvicranë por me origjinë shqiptare po synojnë të krijojnë diçka shumë unike për të gjithë shqiptarët me idenë e tyre të biznesit.

Duke marrë parasysh se shqiptarët janë ndër popujt më të shpërndarë në botë, themeluesi i dua.com, Valon Asani së bashku me partnerin e tij Larklind Cerkezi, edhe pse tashmë shumë të suksesshëm në tregun zvicran me biznesin e tyre të parë MIK Group (kompani shqiptare me klientelë zvicrane), me vite të tëra kishin edhe një mision tjetër në mendje: Bashkimin e shqiptarëve kudo në botë, shkruan albinfo.ch.

Kështu lindi historia inspiruese e platformës dua.com, e cila u themelua në gusht të vitit 2019 me seli në World Trade Center të Zvicrës dhe me një investim prej 600.000Euro. Pas një kohe shumë të shkurtër është arritur të hapet edhe zyra e dytë në qendër të Prishtinës, ku janë punësuar rreth tridhjetë persona.

Kompania u emërua me emrin “dua” për arsye se e gjithë platforma do të jetë e krijuar mbi dashuri, ndihmë, harmoni, lidhje dhe pozitivitet.

Ekipi i dua.com është i përbërë nga profesionistë të fushave të ndryshme dhe një karakteristikë e veçanë është se ky ekip është pikërisht reflektim i shqiptarëve. E themi kështu sepse dy ndërmarrësit Asani dhe Cerkezi kanë arritur të mbledhin së bashku një ekip fantastik nga shtete e kontinente të ndryshme të botës.

Shqiptarë profesionistë të fushave të ndryshme nga Kosova, Shqipëria, Zvicra, Suedia, Anglia, Holanda, Norvegjia dhe SHBA-të kanë zgjedhur të kthehen në atdheun e tyre për t’ju bashkuar ekipit të dua.com dhe me njohuritë e tyre të kontribojnë në realizimn e misionit për t’i bashkuar shqiptarët përmes botës digjitale.

Entuziastë, patriotë e me një mision të veçantë në zemër ky ekip po punon pa u ndalur në

krijimin e aplikacionit i cili do të jetë i ndarë në tri kategori: dua dashuri, dua ndihmë dhe dua biznes. Kjo do të thotë se përmes aplikacionit shqiptarët do të kenë mundësi të krijojnë lidhje të reja si të dashurisë ashtu edhe atyre shoqërore e biznesore. /Albinfo.ch