Shkurt.ch
Dy policet heroina: Morën rolin e mamisë duke ndihmuar lindjen e foshnjës në makinë
Dy asistente policore të Cyrihut janë pa dyshim heroinat e ditës së sotme. Në mëngjesin e sotshëm ato janë shndërruar papritur në mami, për të ndihmuar ardhjen në jetë të një foshnjeje
Sandra Häusermann dhe Leandra Sprecher, asistente të Policisë së Cyrihut, nuk do ta harrojnë gjatë mëngjesin e sotëm. Ato ishin në rrugë e sipër për të kryer një detyrë të punës, kur në një udhëkryq të qytetit nga një makinë e parkuar në mënyrë të çrregullt del një burrë. “Ai vraponte drejt nesh dhe thoshte: “Gruaja ime po e lind një fëmijë”, tregojnë ato për mediet zvicerane, transmeton albinfo.ch. Pastaj ato janë afruar shpejt te vetura.
“Kur hyra në veturë, koka e foshnjës tashmë kihte filluar të dilte. Dhe pastaj foshnja ra drejtpërdrejt në duart e mia”, tregon Lendra, njëra nga policet. “Ishte një ndjenjë e mrekullueshme dhe e veçantë, thotë ajo.
Duke qenë se për shkak të situatës së jashtëzakonshme gjithçka ishte disi e ngatërruar, ato nuk ia kanë prerë fare kërthizën foshnjës, përcjell albinfo.ch. Thjesht, njëra prej tyre e ka marrë foshnjën në krahë dhe është ulur në makinë fare afër lehonës.
Ndërsa tjetra tregon se si ka hequr puloverin e saj dhe e ka mbështjellë të posalindurën, pasi që në mëngjesin e sotëm ishte tepër ftohtë.
Ato tregojnë se si nëna ashtu dhe foshnja, janë mirë me shëndet. “Ne me siguri do t`i kontaktojmë”, thonë dy asistentet policore.
E-Diaspora
-
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë Hektor Krasniqi mori një vendim që do t’i ndryshonte jetën: të linte pas futbollin austriak dhe... -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar











