Shkurt.ch
Dy të vrarë në qendër të Cyrihut
Në vendin e ngjarjes policët kanë gjetur një person të vrarë dhe një të plagosur rëndë, i cili ndërkohë po ashtu ka ndërruar jetë nga plagët e marra
Në qendër të Cyrihut, në Europaallee, një shesh që është ngjitur me Stacionin kryesor hekurudhor në pasditen e sotme janë vrarë dy persona. Siç bën të ditur Policia e Qytetit të Cyrihut, vrasja ka ndodhur me armë zjarri, njofton srf.ch.
Rreth orës 14.30 policia ka marrë njjë njoftim për të shtëna me armë që kanë ndodhur në Lagerstrasse, rrethi i katërt i qytetit, transmeton albinfo.ch. Forcat e shpëtimit që janë dërguar atje, në vendin e ngjarjes kanë gjetur një person të vrarë dhe një të plagosur rëndë, i cili ndërkohë po ashtu ka ndërruar jetë nga plagët e marra.
Situata është nën kontroll dhe nuk ekziston arsye për shqetësim të qytetarëve, ka thënë policia, e cila e ka bllokuar hapësirën rreth vendit të krimit.
Dëshmitarët tregojnë se kanë dëgjuar disa të shtëna dhe pastaj i kanë parë dy trupa të pajetë, të shtrirë patra filialit të bankës UBS. Pranë njërit nga të përmendurit ishte një revole. Ata shtojnë se bëhet fjalë për një çift të ri, një burrë dhe një grua. Burri, pasi ka vrarë gruan, ia ka drejtuar revolen edhe vetes.
E-Diaspora
-
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho “E pranoj këtë vlerësim me përulësi, mirënjohje dhe emocion të thellë. Faleminderit Francë që e prite... -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev
Jeta në Zvicër
-
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit Zvicra përjetoi valën e parë të të nxehtit të vitit gjatë fundjavës së Pashkëve, me temperatura... -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti -
“Zvicra nuk është e përgatitur për një luftë të madhe me dronë” -
Zug nis matjen zyrtare të çmimeve të qirave














