Lajme
Dy trena përplasen në tunel: 11 udhëtarë të lënduar
Tre persona të lënduar janë dërguar në spital me autoambulanca për sqarime të mëtejshme, ndërsa një person i prekur është dërguar në spitalin e Sionit me helikopter

Dy trena janë përplasur në një tunel afër lokalöitetit Oberwald (Valis) të premten në mëngjes. Njëmbëdhjetë persona kanë pësuar lëndime të lehta, bën të ditur Policia e Kantonit të Valisit, shkruan srf.ch.
Përplasja ka ndodhur rreth orës 10 të mëngjesit në tunelin Stephan-Holzer, njoftohet nga Matterhorn Gotthard Bahn, transmeton albinfo.ch. Një tren që transportonte makina dhe vinte nga Oberwald në drejtim të Realp (UR) ka goditur në krahun e djathtë një tren rajonal nga Andermatt (UR) i cili qarkullonte në drejtim të Oberwald.
Shtatë nga gjithsej 11 të lënduarit kanë marrë përkujdesjen e nevojshme nga personeli mjekësor në vend të aksidentit, u shpreh një zëdhënës i policisë kantonale të Valisit për Agjensinë e lajmeve Keystone-SDA.
Tre persona të lënduar janë dërguar në spital me autoambulanca për sqarime të mëtejshme, ndërsa një person i prekur është dërguar në spitalin e Sionit me helikopter.
Megjithatë, ekipi mjekësor në vend konstaton se nuk ka pasur asnjë person të lënduar rëndë, përcjell albinfo.ch. “Thjesht,masat janë marrë për siguri”, ka thënë zëdhënësi i policisë, Mathias Volken.
Linja Matterhorn Gotthard Bahn midis Ulrichen dhe Realp është mbyllur. Ajo do të mbetet e mbyllur deri të paktën në fund të orarit të udhëtimeve të të premtes. Si zëvendësim në këtë linjë janë organizuar autobusët.
Kompozicioni i trenit të makinave përbëhej nga një lokomotivë me nëntë vagonë dhe ishte i ngarkuar me rreth 15 automjete. Ndërsa treni rajonal, i përbërë nga një lokomotivë dhe pesë vagonë, kishte rreth 30 udhëtarë.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Hobi i veçantë i Egzonit që po mirëpritet në rrjetet sociale Egzoni (29) nga Aargau jeton me distrofi muskulare – një sëmundje që vazhdimisht i dobëson muskujt....
-
Në Vjenë festohet 17-të vjetori i Pavarësisë së Kosovës
-
Shqiptarja nga Kosova, inxhiniere softuerike në “NETFLIX”
-
Vjenë: Një recital i shkëlqyeshëm me piano nga Kosti Deti
-
Albania School “Pjetër Budi” në Liverpool organizon koncert festiv për festën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Votat, iniciativat dhe referendumet zvicerane – historia e tyre Që nga viti 1848, përveç zgjedhjeve të përgjithshme, votuesit zviceranë janë thirrur të votojnë për 677...
-
Zviceranët po shpenzojnë sërish më shumë
-
Kampet e skive në Zvicër arritën nivele rekord të vizitorëve, vitin e kaluar
-
A duhet të legalizohet kanabisi në Zvicër?
-
VIDEO
Zviceranët konsumojnë më së shumti mjaltë në botë, por nuk është origjinal