Sporte Luftarake

Dy xhudistet kosovare, në gjysmëfinale të Evropianit

Dy xhudistet e Përfaqësueses së Kosovës, Nora Gjakova dhe Distria Krasniqi, kanë arritur të kualifikohen në gjysmëfinale të Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Izrael. Nora Gjakova në rrethin e parë mposhti xhudisten nga Azerbajxhani, Ichinkhorloo Munkhtsedev, në kategorinë deri ne 57 kilogramë.

Ndërsa, në atë të dytë ishte më e mirë se britanikja Acelya Toprak, të cilën e mposhti me Ippon. Në çerekfinale xhudistja pejane e mposhti me ippon xhudisten Telma Monterio, duke siguruar gjysmëfinalen, ku më pas mundi hungarezen Rekka Pupp, e cila u suspendua për shkak të tri vërejtjeve. Distria ishte duke fituar edhe para pezullimit të kundërshtares. Distria rrethin e parë e kaloi pa luftë, ndërsa në të dytin me ippon mposhti xhudistin polake, Karolina Pienkoewska, në kategorinë deri në 52 kilogramë.