Jeta në Zvicër
Dyfishohet numri i fëmijëve nëpër kopshte në Zvicër
Në qytetin e Cyrihut rreth 45 për qind më shumë fëmijë ndjekin kopshtin e fëmijëve në krahasim me dhjetë vjet më parë. Numër më i lartë raportohet edhe në kantone të tjera.
Numri i kopshteve të fëmijëve është rritur dukshëm në Cyrih që nga viti 2007. Kjo është transmetuar nga Radio “Energy”, duke u bazuar në shifrat e qytetit të Cyrihut. Sot 7000 fëmijë vizitojnë çerdhet në qytet, përcjell albinfo.ch.
Brenda dhjetë vjetëve të fundit numri i mësuesve të kopshteve është rritur me 45 për qind. Në kantonin e Cyrihut numri i mësuesve të kopshteve është rritur me pothuajse 30 për qind.
24 për qind më shumë mësues të kopshteve në Aargau
Situata është e ngjashme në kantonin e Aargaut, ku ka 24 për qind më shumë mësues të kopshteve. Kantonet e Thurgaut dhe St Gallen gjithashtu konfirmojnë dyfishimin e numrit të fëmijëve. Në Thurgau, 5601 fëmijë ndjekin këtë kopsht fëmijësh, 17 për qind më shumë se në vitin 2007, siç thotë Kurt Mästinger, zyrtar për arsim. Dhe në St. Gallen rritja në të njëjtën periudhë arrin gjithashtu në 6.4 për qind, ku aktualisht 10.153 fëmijë ndjekin kopshtin e fëmijëve.
Të tjera nga Jeta në Zvicër
E-Diaspora
-
Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfon në luftën e fundit Gjatë së shtunës Arnold “The Cobra” Gjergjaj triumfoi kundër Dennis Lewandowski. Kjo ndeshje e madhe u...
-
Nju-Jork: Baleti Kombëtar i Kosovës me dy shfaqje
-
Belgjikë: Kori “Siparantum” do të dhuroj paraqitje dinjitoze
-
Çikago: Pianistja Anila Aliu, me koncert recital
-
Sopranoja Elbenita Kajtazi ndan bursa vjetore për studentët shqiptarë të muzikës
Jeta në Zvicër
-
Mostransparencë e plotë në marrëveshjet mes siguruesve dhe spitaleve private Çështja shkaktoi një reagim këtë fundjavë, disa mbajtës të policave që përfitojnë sigurim plotësues nga Groupe...
-
Procedura e shpejtë e azilit zbatohet në katër nga gjashtë qendrat federale
-
Bernë: Parukierja me kombinim të pazakontë – prerje, larje dhe këshilla juridike
-
Zgjedhjet Evropiane 2024: Një e katërta e popullsisë zvicerane ka të drejtë vote
-
Zvicër: 26-vjeçari vozit me 161 km/h në zonën e kufizimit 80 km/h