Shkurt.ch
Dyqanet rrinë hapur deri në orën 20.00
Këshilli i Shteteve i ka liberalizuar oraret e dyqaneve dhe iu mundëson dyqaneve të rrinë hapur deri vonë
Më 27 vota për dhe 11 kundër si dhe me mbështetjen e Këshillit Federal, senatorët e Dhomës së Shteteve e kanë aprovuar mocionin e deputetit të CVP-PDC-së, Filippo Lomardi, për një harmonizim të pjesërishëm të orareve për tregtinë e vogël.
Kështu, me këtë vendim, dyqanet do të mund të mbeten të hapura mes orës 06.00-20.00 gjatë javës si dhe mes 06.00-19.00 të shtunave. Sa i përket kantoneve, ato do të janë të lira të adaptojnë legjislacione më liberale.
Për autorin e këtij mocioni zgjatja e orarave është një mënyrë për të luftuar kundër shtrenjtësisë së frangut zviceran. Në fakt, sipas tij, shkaku i orareve të shkurta, turizmi zviceran në shtetet fqinje është i rëndësishëm dhe shkakton humbje vjetore nga 6 deri 7 miliardë franga, pa i llogaritur 450 milionë të TVSH-së që u ikin organeve tatimore zvicerane si dhe 15. 000 vendeve të punës që janë në lojë.
Edhe pse e ka reviduar projektin për oraret e hapjes së stacioneve të benzinës, e majta është çuar në këmbë dhe sindikatat janë kanosur me referendum. Kryetari i SP-PS-së, Christian Levrat, dyshon se e djathta do të kthehet në oraret e mëhershme, pasi që problemi i shtrenjtësisë së frangut do jetë zgjedhur.
Kritikat kanë ardhur po ashtu edhe nga deputetët e djathtë, të cilët i marrin me rezerva aktet legale që nuk mbështeten nga kantonet, sepse kështu fshihet prej lart (Konfederata) vullneti politik i kantoneve, i cili është i shprehur me votime të shumta mbi këtë temë.
E majta nuk ka arritur po ashtu ta stopojë projektligjin për oraret e stacioneve të benzinës, i cili u aprovua me 26 vota kundër 17. Mirëpo, pastaj me një votim prej 33 kundër 10 votash, Këshilli i Shtetit e ka aprovuar versionin e ndryshuar të projektligjit.
Kështu, me projektligjin e reviduar stacionet e benzinës mund të mbeten të hapura tërë natën si dhe të dielave. Në fakt, me ligjin aktual, edhe pse gjendet në lokale të stacioneve, mes orës 01.00-05.00, personeli nuk mund të shfrytëzohet për të shërbyer disa produkte që janë në shitje në shitoret e stacioneve të benzinës. Kjo pra tani e tutje do të ndryshojë, sidomos në stacionet e autostradava si dhe «gjatë rrugëve që janë shumë të frekuentuara me qarkullim».
Senatorët e majtë e kanë kritikuar këtë projektligj të hapjes së vonshme të stacioneve të benzenës, sepse kjo bëhet për t’iu mundësuar shitoreve në fjalë shitjen e pijeve alkoolike të rinjve, që do të paraqisnin 70% e shitjeve.
Projektligji do të kthehet pastaj për shqyrtim dhe votim në Dhomën e Ulët të parlamentit.
E-Diaspora
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës,... -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Gjermani
Kosova synon investime gjermane, “Future Industry Minds” forcon lidhjet ekonomike -
Amerikë
Robert Lulgjuraj, shqiptari që synon një vend në Kongresin Amerikan
Jeta në Zvicër
-
Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Zvicër do të bëjë bashkë odat ekonomike të Kosovës,... -
Kur një zviceran ngrihet në mbrojtje të shqiptarëve: Mesazhi i fortë i Ueli Leuenberger -
“Kino Kosova” hap edicionin e 5-të në Cyrih me filma, diskutime dhe muzikë -
Shumë biznese në Basel-City paguajnë punëtorët nën pagën minimale -
Autoritetet zvicerane: Nuk ka rrezik për epidemi nga hantavirusi













