Lajme
Dyshohet se Qeveria u gjuajt me mortaje RPG
Mediet maqedonase në Shkup, duke u thirrur në vlerësimet e profesionistëve ushtarakë, thonë se ndërtesën e qeverisë ka gjasa që të jetë qëlluar me minahedhësin RPG
Mediet maqedonase duke u thirr në burimet ushtarake, thanë se ndërtesa e Qeverisë n Shkup mund të jetë gjuajtur me granatahedhësin e tipit RPG, që njihet si murtajë dore. Sulmuesit thuhet se ishin të trajnuar me këtë lloj arme, pasi që gjithkush nuk di ta përdorë atë.
Gazeta “Utrinski” në Shkup, duke u thirrur në vlerësimet e profesionistëve ushtarakë, thotë se ndërtesën e qeverisë ka gjasa që të jetë qëlluar me RPG.
“Është shumë vështirë që shërbimet të parandalojnë një sulm të tillë, sepse vjen një individë dhe shkrepë një predhë. Unë nuk besoj se incidenti është i rastit, apo predha të jetë shkrepur në ajër dhe më pas rastësisht ka goditur Qeverinë”, thekson për gazetën gjenerali Stojance Angelov.
Sipas tij, ky sulm nënkupton një sulm joserioz me raketë kumulative, vetëm për të nxitur vëmendjen e mediave. Ai thekson se me këtë armë nuk mund të shkaktohen pasoja më serioze në njerëz në objektin ku kryhet sulmi, citon INA.
Prokuroria publike, ndërkaq ende nuk ka dhënë informata lidhur me sulmin ndaj objekti të Qeverisë së Maqedonisë. Objekti dy net më parë është gjuajtur me dy granata. “Për momentin nuk mund të japin informacione të detajuara derisa të mbyllen hetimet e plota”, theksohet në një përgjigje publike të prokurorisë.
Lidhur me këtë sulm në Maqedoni janë hapur debate, se a mund të quhet sulm terrorist apo diçka tjetër.
Ndryshe, dy net më par rreth orës 22:00 dy granata kanë rënë në objektin e Qeverisë së Maqedonisë, por nuk kanë shkaktuar lëndime në njerëz. Ky ishte sulmi i dytë ndaj kësaj ndërtese. Më 6 gusht 2007, objekti i qeverisë ishte sulmuar po ashtu me dy granata, ndërsa autorët dhe motivet e sulmit nuk u zbardhën asnjëherë.
E-Diaspora
-
Gjermani
Hapet Shkolla Shqipe “URA” në Esslingen për fëmijët e diasporës Shkolla e re do t'u ofrojë fëmijëve shqiptarë mundësinë të mësojnë gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat... -
Miki Ramadani kandidate e Partisë Komuniste për Këshillin Komunal në Graz -
Qeveria ndan 3 milionë euro për Kartonin e Gjelbër të mërgatës -
Gjermani
Kompozitorja kosovare Anda Kryeziu debuton në Filharmoninë e Kölnit me premierë botërore -
Francë
Francë: Aksident i rëndë, humb jetën shqiptarja nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
SWISS shtyn rifillimin e fluturimeve drejt Dubait deri në fund të tetorit Kompania ajrore zvicerane zgjat pezullimin për shkak të tensioneve në Lindjen e Mesme, ndërsa fluturimet për... -
Nisma kundër qirave abuzive do t’i nënshtrohet referendumit në Zvicër -
Startup zviceran zhvillon panele që shfrytëzojnë energjinë nga parkingjet nëntokësore -
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale”










