Shkurt.ch
E djathta në Zvicër, kundër liberalizimit të vizave për turqit
Deputeti i CVP-së, Pirmin Bischof thekson se liberalizimi i vizave për shtetasit turq duhet të bëhet në varësi të asaj nëse shteti turk i respekton institucionet demokratike
Vendimi i pritshëm i BE-së për lejimin e udhëtimit të shtetasve turq pa viza në zonën e Shengenit prek edhe Zvicrën, si pjesë e barabartë e kësaj zone. Por ashtu sikur edhe në qarqe të ndryshme të shteteve të BE-së, edhe në Zvicër një qëndrim i tillë has në rezistencë.
Kjo rezistencë shtohet sidomos pas zhvillimeve të fundit të dhunshme në Turqi.
Siç shkruan gazeta “NZZ am Sonntag” partitë e djathta SVP/UDC, FDP/PLR dhe CVP/PDC kanë shprehur rezerva rreth mundësisë së heqjes së detyrimit për viza të qytetarëve turq.
“Nuk është në interes të Zvicrës që turqit të lejohen të hyjnë në mënyrë të pakontrolluar në Zvicër”, ka thënë deputeti nacional nga SVP-ja Roland Büchel. Ndërsa deputeti nacional nga FDP-ja Philipp Müller kundërshton lirinë e vizave nga shkaku se i druan rritjes së kërkesave për azil, transmeton albinfo.ch. Deputeti i CVP-së, Pirmin Bischof thekson se liberalizimi i vizave për shtetasit turq duhet të bëhet në varësi të asaj nëse shteti turk i respekton institucionet demokratike.
Sidoqoftë, në rast se BE-ja në kuadrin marrëveshjes së saj për çështje të refugjatëve ia liberalizon Turqisë vizat, pjesë e këtij liberalizimi duhet të bëhet edhe Zvicra, nëse nuk dëshiron të heqë dorë nga Marëveshja e Shengenit.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar Marrëveshja parashikon një procedurë të përshpejtuar për identifikimin e azilkërkuesve të refuzuar... -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër












