Kosova
E kërkonte Zvicra, arrestohet në Han të Elezit
Policia njofton që arresti ishte bërë pasi kishte urdhërarrest ndërkombëtar
Policia e Kosovës ka arrestuar një shtetas të Maqedonisë në pikën e kalimit kufitar në Han të Elezit, përcjell albinfo.ch.
Policia ka njoftuar se arrestimi i të dyshuarit është bërë pasi ndaj tij kishte urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Zvicra.
“Në Han të Elezit, të dielën në orën 19:26 në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar, lëshuar nga shteti i Zvicrës, është ndaluar i dyshuari mashkull Shqiptar/R/Maqedonisë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe i njëjti ka urdhëruar që i dyshuari të dërgohet në mbajtje.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Finlandë
Hana Orllati kalon fazën e dueleve në “The Voice of Finland” Pas një performance të fuqishme me këngën e Celine Dion, talentja nga Kosova vazhdon garën në... -
Vdekja tragjike e një 20-vjeçareje shqiptare në Itali, pas një rënieje nga ballkoni -
Filmi ku luan aktorja nga Kosova, Luana Bajrami fiton çmim “Oscar” -
Në Bernë u mbajt manifestimi “Kurora e Lirisë” në përkujtim të Familjes Jashari -
Nuk dëbohen nga Zvicra dy kosovaret e dënuara për propagandim të ISIS-it
Jeta në Zvicër
-
Jura regjistron ulje të aksidenteve dhe zero viktima në rrugë për vitin 2025 Kantoni i Jurës ka shënuar dy arritje historike në trafikun rrugor vitin e kaluar që nga... -
Kantoni Schaffhausen po shqyrton heqjen e mësimit të dy gjuhëve të huaja në shkollën fillore -
Çiftet në Zvicër mund të përdorin përsëri mbiemër të dyfishtë -
Zjarri në autobusin postar në Kerzers: Dalin detaje të reja nga hetimet -
Swiss Airlines ofron bonuse për largime vullnetare të stjuardesave dhe pilotëve












