Kuriozitete

E paparë: 13 kamionë shpëtojnë një person në depresion

Fillimisht u bllokuan dy drejtimet e autostradës, e më pas, kamionët që qëndronin në kolonë janë lutur që të parkohen nën  urë

Një person është kërcënuar se do të hidhet për vetëvrasje nga një urë në një autostradë në Detroit, SHBA. Për të parandaluar vetëvrasjen, policia amerikane ka urdhëruar një masë preventive të jashtzakonshme.

Fillimisht u bllokuan dy drejtimet e autostradës, e më pas, kamionët që qëndronin në kolonë janë lutur që të parkohen nën  urë.

Në këtë mënyrë, lartësia e kërcimit nga ura është zvogëluar masovikisht, shkruajnë mediat amerikane, përcjell albinfo.ch. Në rrjetin social Twitter, policia amerikane ka postuar një foto të ngjarjes.

Në këtë aksion kanë marrë pjesë gjithsej 13 kamionë, shkruan më tej Televizioni  „Fox“.

Me aksionin e tillë kërcënuesi është shpëtuar  dhe menjëherë është dërguar në spital.