Shëndetësi
E rrallë: Në QKUK i heqet tumori 10-kilogramësh një gruaje
(Foto ilustrim)
Një ekip mjekësor në Klinikën e Gjinekologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka kryer një operacion të komplikuar te një grua, duke ia larguar një cistë nga vezorja, i cili peshonte 10 kilogramë.
Gjatë intervenimit, pacientes i janë ruajtur organet reproduktive (mitra dhe vezorja), njoftohet se ajo është në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandim të mjekut do të lirohet shumë shpejt në shtëpi, përcjell albinfo.ch.
Shef i Repartit të Operativës, Zef Ndrejaj, ka thënë se gjatë karrierës së tij është rasti i parë me përmasa kaq të mëdha.
“Është një tumor i vezores, faktikisht cistë e vezores së djathtë. Janë raste të shpeshta, por jo në këtë përmasë. Prej përvojës sime 20-vjeçare, është rasti i vetëm që e kam parë me këto përmasa”, theksoi Ndrejaj.
Operimi ka zgjatur dy orë dhe është realizuar me Thikën Ultrasonike (Ligashurën), një pajisje që e bën ndërhyrjen më të shpejtë e më të lehtë dhe, veç prerjes, kryen edhe qepjen, pa pasur nevojë për intervenim me penj e gjilpërë.
Klinika e Gjinekologjisë është pajisur me këtë aparaturë vitin e kaluar nga Ministria e Shëndetësisë dhe SHSKUK, me qëllim që të ofrohen shërbime më cilësore për pacientin. Pacientja V. K. kishte menduar se është shtatzënë, por pas ultrazërit gjinekologu i kishte rekomanduar operimin.
E-Diaspora
-
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje Në Gjenevë, më 6 maj 2026, organizohet një mbrëmje diskutimi që i kushtohet trajtimit të dhunës... -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025” -
SH.K.A “Dardania” në zemër të festivalit ndërkulturor në Winterthur
Jeta në Zvicër
-
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë Cyrihu kryeson listën globale, duke lënë pas stacionet kryesore të Japonisë... -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant -
Ministrja zvicerane: Emigrantët janë “thelbësorë” për financimin e pensioneve shtetërore -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët












