Fun
E shohin nga aeroplani thirrjen për ndihmë të tre të zhdukurve
Tri ditë janë konsideruar si të zhdukur tre veta pasi që kishin humbur rrugën me një barkë të vogël dhe kishin zbarkuar në një ishull të vogël në Oqeanin Paqësor. Një aeroplan dhe disa anije kishin kërkuar për 17 orë rresht që t`i gjejnë të zhdukurit por kot, njofton agjencia reuters.
Shpëtimi atyre u ka ardhur nga gjeturia e tyre: me degë palmash dhe me pjesë veshjesh kanë “shkruar” në tokë fjalën “Help” (ndihmë), transmeton albinfo.ch. Këtë thirrje për ndihmë e ka parë stafi i një aeroplani ushtarak amerikan që po fluturonte mbi atë hapësirë.
Siç bën të ditur ushtria amerikane, personeli i aeroplanit ka njoftuar familjarët e të zhdukurve dhe një stacion shpëtimi në një ishull të afërm. Pas kësaj është organizuar një barkë e cila i ka marrë tre vetat dhe i ka sjellë në siguri.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike













