Bota

Edhe 33 eurodeputetë mbështesin Tsiprasin e Zaevin për çmimin Nobel për Paqe

33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Evropian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim për Komisionin e Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.

Kërkesa e nënshkruar prej tyre mbështet nismën e tunizianes Uided Bushamaui, mbajtëses së çmimit përkatës, e cila duke marrë si shkas nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës, si një model dialogu dhe zgjidhjeje paqësore të ndasive, ka propozuar para disa muajsh dy udhëheqësit e shteteve fqinje ballkanike si kandidatë të mundshëm për Nobelin për Paqe.

Pak kohë më parë, Tsipras e Zaev u nderuan me medalje edhe nga Konferenca e Mynihut.

Përveç të tjerash, në letrën e nënshkruar nga eurodeputetët, theksohet se dy kryeministrat bënë hapa përpara, pavarësisht presioneve të mëdha të brendshme, përcjellë Albinfo.ch.