Zhvillim
Edhe buxheti i 2015-ës, kryesisht në infrastrukturën rrugore
Do të vazhdohet me investime në infrastrukturën rrugore duke përfshirë autostradën Prishtinë- Hani i Elezit- Shkup, pastaj rrugët Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë - Pejë etj.
Nga buxheti i vitit 2015 që pritet ët jetë 1 miliard e 576 milion euro, 28 për qind ose 470 milion euro, janë destinuar të investohen në projektet kapitale.
Projekt ligji për buxhet është miratuar javën e kaluar nga qeveria në largim po ajo që vërehet është se shumica mjeteve do të shpenzohen për projektete filluara gjatë këtij viti, konkretisht në infrastrukturë rrugore.
Ekspertë për çështje ekonomike konsiderojnë se është bërë traditë që me investimet kapitale të financohet vetëm infrastruktura rrugore, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Naim Gashi profesor në Universitetin e Prishtinës, thotë për ReL se autoritetet kompetente duhet të zvogëlojnë dinamikën e investimeve për ndërtimin e rrugëve.
“Unë mendoj se dinamika e realizimit ta autostradës për Shkup edhe të ndërtimit të hekurudhave të reja dhe të rrugëve duhet të jetë pak më e zvogëluar. Por jo në dinamikën siç ka qenë në vitin e kaluar për shkak se vëllimi i mjeteve ka qenë jashtëzakonisht i lartë dhe i përballueshëm më plotë vështirësi nga ana e buxhetit të Kosovës”, tha Gashi.
Me buxhetin e planifikuar, sipas autoriteteve kompetente, do të vazhdohet me investime në infrastrukturën rrugore duke përfshirë autostradën që tashmë ka filluar Prishtinë- Hani i Elezit- Shkup, në ndërtimin e rrugëve Prishtinë – Mitrovicë, Prishtinë – Pejë dhe shumë rrugë rajonale
Gjithashtu planifikohet edhe fillimi i investimeve në rrjetin hekurudhor të vendit.
Alban Zogaj, nga Instituti “Riinvest” thotë se orientimi i investimeve kapitale në infrastrukturë rrugore po lënë pak hapësirë për investime tjera të rëndësishme ekonomike, siç janë sektori bujqësisë, ndërtimtarisë dhe sektorë të tjerë të cilët premtojnë krijimin e vendeve të reja të punës…
“Qeveritë e ardhshme duhet të kenë prioritet që investimet kapitale t’i orientojnë drejtë hapjes se vendeve të punës. Edhe infrastruktura është pozitive nuk po e hedhim poshtë krejt. Por problemi është se duhet të krijojnë disa prioritete. Kosova ka investuar në rrugë kohëve të fundit, nuk është dashur që të tani të fillojmë edhe një rrugë tjetër e ti lemë anash sektorë tjerë që hapin vende të reja të punës”, shprehet Zogaj për Radion Evropa e Lirë.
Edhe Naim Gashi pohon se ka shumë fusha potenciale ku mund të orientohen investimet e në rend të parë, sipas tij, janë të nevojshme ngritja e profesionale e kuadrove të reja të punës dhe forcimi i kapaciteteve prodhuese.
“Mendoj se projektet kapitale ka shumë fusha ku mund të investohen, sidomos kapacitetet e Kosovës jashtëzakonisht të mëdha në fushën e bujqësisë- agro përpunimit dhe dal nga dal këto projekte duhet të orientohen në fushën e bujqësisë, turizmit dhe në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme”, ka shtuar ai.
Ndryshe, për këtë vit projektet kapitale kanë qenë 531 milion euro, apo 33 për qind nga buxheti i përgjithshëm i këtij viti që ka qenë në vlerë në 1 miliard e 590 milionë euro.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle Shoqata Kulturore dhe Artistike Ilirët nga Lozana do të përfaqësojnë kulturën shqiptare në edicionin e 26-të... -
Zvicra planifikon batalion me dronë dhe robotë luftarakë deri në vitin 2028 -
Si po ndihen të rinjtë zviceranë? Studimi zbulon sfidat kryesore -
Alba Festival 2026 solli atmosferë festive dhe yjet e muzikës shqiptare në Cyrih -
Anëtari zviceran i ekuipazhit të MV Hondius është liruar nga karantina













