Bota
Edhe Danimarka u bashkohet vendeve të BE-së që nuk pranojnë refugjatë
Parlamenti i vendit ka miratuar një ligj sipas të cilit Danimarka nuk detyrohet më të pranojë refugjatë
Shtetet e Evropës Qendrore, anëtare të Bashkimit Evropian, si Polonia, Hungaria dhe Çekia, prej kohësh kanë dëshmuar kursin e tyre kundër pranimit të refugjatëve. Në veçanti ato janë shprehur kundër kuotës së caktuar nga UNHCR për pranimin e azilkërkuesve. Së fundi, këtij grupi i është bashkuar edhe Danimarka.
Ajo ka përjashtuar veten nga sistemi i kuotimit i UNHCR-së dhe ka vendosur të mos strehojë më refugjatë e migrantë.
Parlamenti i vendit ka miratuar një ligj sipas të cilit Danimarka nuk detyrohet më të pranojë refugjatë. Është interesante se në votimin në favor të këtij ligji, përveç deputetëve të koalicionit të djathtë-liberalë-konservativë, kanë kontribuuar edhe ata të Partisë Socialdemokrate.
Ndërkohë, Amnesyt International e ka kritikuar ashpër veprimin e Qeverisë së Danimarkës. Ajo e ka quajtur “Dështim historik” këtë veprim.
Po ashtu, tashmë është bërë e ditur se Komisioni Evropian ka paditur Poloninë, Republikën Çeke dhe Hungarinë për shkak se nuk kanë respektuar vendimin për rialokimin e refugjatëve në kuadër të Bashkimit Evropian në bazë të kuotave nacionale.
E-Diaspora
-
Bizneset nga diaspora vizitojnë shtëpinë e Kosovës Në 10 vjetorin e themelimit të Rrjetit Global të Bizneseve Shqiptare, dje në Prishtinë është mbajtur...
-
Shqiptari diplomon në Columbia University në Nju Jork
-
Bernë: Promovohet libri “Gazmend Zajmi – Një jetë për Kosovën” me autor Nuhi Bytyçi
-
Tenori Ramë Lahaj në Toronto, me rastin e 25-vjetorit të ardhjes së refugjatëve nga Kosova në Kanada
-
Regjistrimi i popullsisë: Diaspora mund të regjistrohet online deri më 31 gusht
Jeta në Zvicër
-
Rrëshqitja e shkëmbinjve në Brienz: A ekziston një kërcënim? Fshati malor Graubünden i Brienz ishte jashtëzakonisht me fat gjatë rrëshqitjes së dheut në verën e...
-
Gotthard, mbi 20 kilometra bllokime trafiku
-
Zvicër: Rastet e kollës te fëmijët, shumë të shpeshta
-
A do të largohet selia e FIFA-s nga Zvicra?
-
Shqetësime për planet zvicerane të transportit nëntokësor të mallrave