Shqipëria
Edhe Emiratet e Bashkuara Arabe japin ndihma në Shqipëri
Së fundi është bërë e ditur se Emiratet e Bashkuara Arabe do të ofrojnë ndihmën e tyre prej 13 milionë AED, ose 3 milionë euro, për viktimat e tërmetit që goditi Shqipërinë në 26 nëntor të 2019.
Ndihma humanitare do të dërgohen nga princi Shejh Mohamed Bin Zayed Al Nahyan dhe Zëvendës Komandanti Suprem i Forcave të Armatosura të Emiratet e Bashkuara Arabe.
Faza e parë e ndihmës urgjente humanitare, e cila përfshin nevojat themelore që variojnë nga ushqimi deri tek furnizimet mjekësore dhe strehimi do të përfitojnë 555,000 njerëz.
Persona të ndihmës së shpejtë në Emiratet e Bashkuara Arabe do të udhëtojnë drejt kryeqytetit shqiptar këtë të dielë, për të menaxhuar dhe mbikëqyrur shpërndarjen e ndihmës në vendet më të prekura. Ata gjithashtu do të inspektojnë kushtet humanitare në qytetet e goditura nga tërmeti për të vlerësuar nevojat urgjente dhe të koordinohen me autoritetet lokale për mekanizmat në mënyrë që t’i ndihmojnë ata.
Emiratet e Bashkuara Arabe po japin ndihmë për popullin shqiptar, si pjesë e përgjegjësisë së saj ndërkombëtare humanitare për të ofruar një ndihmë për ata në nevojë pa asnjë dallim për ndonjë konsideratë, dhe si pjesë e politikës së jashtme të orientuar nga humaniteti, i cili bëri Emiratet e Bashkuara Arabe një kapital humanitar botëror, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Ndahet nga jeta psikiatri, Dr. med Sami Dalipi Ka vdekur sot në moshën 62 vjeçare, spitalin e Langenhalit Dr. Sami Dalipi, mjek dhe doktor...
-
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron festën e Kurban-Bajramit
-
Si e sheh Zvicra Kosovën në 25 vjetorin e çlirimit
-
Vendimi i gjyqit: 17 vjet burgim për bashkëshortin e Shqiponja Isufit
-
Gjenevë: Sot prezantohet filmi shqiptar në Festivalin Fifog
Jeta në Zvicër
-
Samiti për Ukrainën: Neutraliteti zviceran “në zjarr” Një nacionalist kryesor i krahut të djathtë zviceran ka kritikuar samitin për Ukrainën që është mbajtur...
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih me telegram ngushëllimi për familjen Dalipi
-
Ish-politikani zviceran, Leuenberger, për herë të pestë në Kosovë
-
Gati 100 postierë dhe korrierë në vit sulmohen nga qentë, në Zvicër
-
84 delegacione mbështesin deklaratën përfundimtare të samitit të Ukrainës