Kosova
Ferizaji i gatshëm për muajin e bashkatdhetarëve
Komunat e Kosovës janë duke planifikuar aktivitete të ndryshme për nderë të bashkatdhetarëve.
Komuna e Ferizajt gjatë ditës së sotme ka mbajtur mbledhjen në të cilën janë diskutuar aktivitetet me të cilat do të shënohet “Muaji i Mërgimtarëve”.
Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu njoftoi drejtorët e drejtorive komunale për aktivitetin e realizuar dhe planet afatshkurtra që synohen të realizohen.
Në këtë mbledhje u njoftua gjithashtu për përgatitjet që ka bërë qeverisja lokale për të mirëpritur mërgimtarët, me ç ‘rast kryetari i Ferizajt, Agim Aliu theksoi se këtë vit është angazhuar me kapacitet të plotë gjithë mekanizmi komunal për të lehtësuar shërbimet e administratës ndaj bashkatdhetarëve, janë bërë ndërhyrje edhe në rregullimin e trafikut rrugor si dhe në rritjen e kapacitetit të ofrimit të shërbimeve shëndetësore, pa lënë anash edhe aktivitetet kulturore-sportive që po organizohen në kuadër të “Ditët e Diasporës” dhe ndërhyrje të tjera me qëllim që të përballohet fluksi i shtuar i shërbimeve lokale në këtë sezon veror.
E-Diaspora
-
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës Astrit Rakipi, shqiptari që diplomoi për Mjekësi në një nga universitetet më... -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C











